AMAN, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Fondi Evropian i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi sot se ka nevojë për më shumë se 900 milionë dollarë për të ndihmuar vitin që vjen fëmijët e prekur nga lufta në Siri.
"Kriza siriane përfaqëson kërcënimin më të madh për fëmijët në kohët tona", theksoi Maria Calivis, drejtoreshë rajonale për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, që shprehej me rastin e një kërkese për kontribut financiar për ndihmë humanitare në Siri si dhe për ndihmë për refugjatët sirianë dhe vendet që i presin, që do të fillojë OKB-ja sot në Berlin.
"Deri në fund të vitit 2015, jetët e më shumë se 8,6 milionë fëmijëve në të gjithë rajonin do të preken nga dhuna dhe shpërnguljet e detyruara", theksoi ajo.
UNICEFI do të vazhdojë fushtat e tij për vaksinimin kundër polios si dhe do të vazhdojë të japë asistencë, duke përfshirë këtu ndihmat në para dhe veshje dimërore, për familjet dhe rreth 850 mijë fëmijë të prekur nga konflikti.
Më shumë se 200 mijë persona u vranë dhe gjysma e popullsisë është shpërngulur për shkak të konfliktit në Siri, që filloi në mars të vitit 2011 nga shtypja e përgjakshme e manifestimeve paqësore kundër qeverisë./
/G.S/