/ATSH-AFP/ - Jordania shfaqi sot vendosmërinë për të shpëtuar pilotin e kapur një ditë më parë nga grupi i Shtetit Islamik në Siri pas rrëzimit të avionit të tij që xhihadistët konfirmuan se e kishin rrëzuar, gjë që Uashingtoni e përgënjeshtron.
Nuk ka asnjë informacion për fatin e Maaz al-Kassasbeh, nëntoderi 26-vjeçar, më shumë se 24 orë pas rrëzimit të avionit të tij F-16 në rajonin Raqa, në veri.
Rrëzimi i këtij avioni është i pari që prej fillimit të fushatës së sulmeve nga koalicioni ndërkombëtar drejtuar nga SHBA-ja në Irak dhe në Siri.
Grupimi terrorist Shteti Islamik (ISIS) rrëzoi dje për herë të parë një avion ushtarak të koalicionit antixhihadist në Siri, tre muaj pas fillimit të sulmeve ajrore që i kanë shkaktuar humbje të mëdha.
Ekstremistët kanë kapur pilotin, Maaz al Kassasbeh, një toger 26 vjeç, që arriti të mbijetojë nga rrëzimi i avionit.
Jordania konfirmoi se "një nga avionët e saj u rrëzua gjatë një misioni ushtarak të drejtuar nga shumë avionë të ushtrisë ajrore kundër strehave të organizatës terroriste ISIS në rajonin sirian të Raqas".
"Piloti është marrë peng", theksoi një burim nga komanda e përgjithshme e forcave të armatosura jordaneze për agjencinë "Petra".
/Shqiptarja.com