Në fund të garës spanjolli Marc Marquez nga ekipi Repsol Honda, ishte i dyti. Valentino Rossi nga Yamaha, i cili filloi nga pozita e pestë, në garën e tij të 200 doli i treti. Rossi në fund të garës ka 82 pikë, Andrea Dovizioso 67 dhe Lorenzo 62 pikë. Për Lorenzon ishte fitorja e parë e sezonit, ndërsa e 55 në karrierën e tij. Gara e pestë franceze e Grand Prix do të mbahet më 17 maj.
Shoferët të cilët përfunduan garën në dhjetë më të mirët janë: Jorge Lorenzo (Yamaha Movistar), Marc Marquez (Repsol Honda), Valentino Rossi (Yamaha Movistar), Cal Crutchlow (CWM LCR Honda), Pol Espargaro (Monster Yamaha Tech 3), Andrea Iannone ( Ducati), Aleix Espargaro (Yamaha Ecstar), Bradley Smith (Monster Yamaha Tech 3), Andrea Dovizioso (Ducati) dhe Yonny Hernandez (Pramac).
Renditja e ekipeve dhe shoferët pas Grand Prix spanjolle
Renditja pilotëve: Valentino Rossi (Itali) - 82 pikë, Andrea Dovizioso (Itali) - 67, Jorge Lorenzo (Spanjë) - 62, Marc Marquez (Spanjë) - 56, Andrea Iannone (Itali) - 50.
Renditja e ekipeve: Movistar Honda - 144, Ducati - 117, Repsol Honda - 71, Monster Yamaha Tech 3-62, CWM LCR Honda - 53.
Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com )
