Jorida Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë e Financave, PD: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve

Nënkryetarja e Padtisë Demokratike, Jorida Tabaku ngirit në komisionin e Ekonomisë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve, rritjen e çmimeve. Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara. Jorida Tabaku solli si shembull taksat e rritura ketë vit për fermerët.

“Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore!  Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtë për drejtë në punën e tyre!”- tha Tabaku.

Nënkryetarja e PD kërkoi një dëgjesë me Ministrinë e Financave për situatën e rritjes së çmimeve dhe efektin e politikave fiskale tek qytetarët, të cilat ndjojnë në varfërimin e mëtejshëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

John

E turpshme/ Tifozët e Feyenoord urinojnë në mes të rrugës, vetëm 3 metra më tutje janë tualetet publike (FOTOLAJM)