Jorida Tabaku pritet në Departamentin e Shtetit: Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike

Jorida Tabaku pritet në Departamentin e Shtetit: Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike

Gabriel Eskobar, Jorida Tabaku dhe Yuri Kim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe zëvendës ndihmës sekretaren kryesore për Çështjet Evropiane, Juri Kim, gjatë një vizitë në SHBA, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Tabaku ka zbardhur dhe takimin mes tyre, ku bën me dije së kanë biseduar për forcimin e luftës ndaj korrupsionit dhe rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike”, shkruan deputetja Tabaku ndër të tjera. 

Postimi i Jorida Tabakut:

Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 08/02/2024 11:30

    Tabaku dhe Bardhi tradhetuan dhe ben lemsh gjithe partin demokratike dhe pastaj shkojn ne Amerik e bejn poza me anerikanet! Ne vendin e tyre keta tradhetar heqin masken e paqesorit dhe i bashkohen luftes se Berishes me drejtesin Shqiptare! Ju lutemi autoriteteve anerikane te thellohen pak me shume ne njoftjen e njerezve me 7 fytyra se pasojat ne fund i paguan vetem populli shqiptar!Shtet pa drejtesi nuk mund te ket simbas teoris qe mbron Berisha+ Tavaku + Bardhi qe nuk po len dite e nate ore e minut pa e sulmuar kete drejtesi per te zhdukur gjyrmet e grabitjeve te Berishes+ Metes+ Tabakut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?