Jorida Tabaku: Qeveria, model ekonomik që ka favorizuar një pakicë

Jorida Tabaku: Qeveria, model ekonomik që ka favorizuar një pakicë

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar keqpërdorimin e fondeve publike nga qeveria dhe flet për pasojat e rënda të koncesioneve të dhëna në mënyrë abuzive.

Sipas Tabakut, deri më sot janë paguar 1 miliard euro nga buxheti i shtetit për projekte që, në pjesën më të madhe, nuk ekzistojnë. Ajo nënvizon faktin se këto fonde janë shpenzuar për rrugë të pandërtuara, shkolla që nuk janë hapur, inceneratorë që janë kthyer në afera korruptive.

Tabaku thekson gjithashtu se shifra totale e koncesioneve të firmosura ka arritur në 3 miliardë euro, duke i quajtur këto projekte si fonde të shpërdoruara për interesat e një pakice të privilegjuar.

“95% e qytetarëve paguajnë taksat në mënyrë të ndershme, punojnë 2 apo 3 punë dhe përballen me barrën e rëndë të shtetit, ndërkohë që një grup i vogël përfiton nga ky sistem i padrejtë,” shprehet Tabaku.

Në mesazhin e saj, deputetja e Partisë Demokratike bën thirrje për ndryshimin e modelit ekonomik të vendit, duke propozuar tri hapa konkrete.

'Transparencë e plotë për çdo shpenzim të buxhetit të shtetit. Drejtësi dhe barazi në shpërndarjen e fondeve publike, duke ndalur klientelizmin dhe korrupsionin dhe vlerësim për punën dhe kontributin e çdo qytetari, nga sipërmarrësit e deri te të rinjtë dhe pensionistët. Ky model ekonomik ka favorizuar një pakicë, ndërsa shumica e shqiptarëve luftojnë çdo ditë për të mbijetuar. Duhet t’i japim fund këtij sistemi të padrejtë,” përfundon Tabaku në mesazhin e saj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë