Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se Partia Demokratike nuk do të bojkotojë parlamentin por nuk do të marrë pjesë në asnjë komision për reformat. Ai komentoi edhe mbi një drojë të mundshme të opozitës nga reagimi i ambasadave të huaja në rastin e një eskalimi të situatës në kuvend.
"Në parlament, ajo që patë ju, erdhi pasi u mbyll çdo hapësirë ndaj deputetëve të opozitës. Më pas, Edi Rama, pasi mori pushtetin gjyqësor me Gjykatën Kushtetuese, mori parliamentin, bllokoi heqjen e imunitetit duke shkelur me të dy këmbët rregulloren e kuvendit.Ne nuk bojkotojmë parlamentin, luftën do ta bëjmë në parlament me të gjithë fuqinë tonë. Nuk marrim pjesë në asnjë nga komisionet në të cilat negocioheshin reformat me narkomazhorancën, por parliamentin nuk e bojkotojmë. Do të zhvillojmë luftë dhe betejë aty, sikundëer në shesh, greva, demonstrate në të gjitha format. Nata dhe dita, toka dhe qielli janë tonat. Opozita është e vendosur, e betuar, të përmbushë misionin e saj,” tha Berisha duke u kërkuar mediave ta përcjellin protestën me 'dashuri dhe simpati'
Lajmi kryesor:
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen! Nuk ndalojmë pa përmbysur regjimin











