Jorida Tabaku është një ndër femrat më me influencë në politikën shqiptare. Përpos qëndrimeve politike, ajo komentohet shpesh për pamjen e saj, duke u renditur një ndër femrat më sharmante.
Përtej krizës politike, ish-deputetja është duke shijuar momente të bukura. Sipas ‘Gazeta Shqiptare’ Tabaku është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jëtë fëmijën e saj të tretë.
Në 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve, Arba dhe Iris.
Ndërkohë, edhe pse shtatzënë duket se Jorida nuk i ka braktisur për asnjë moment protestat e opozitës, duke duruar edhe gazin lotjsellës që hedh policia. Ish deputetja është në muajt e parë të shtatzënisë, pasi ende nuk vihet re barku i saj i rrumbullakosur.