Jose Mourinho, arsyeja pse Cristiano Ronaldo refuzoi rikthimin te Manchester United

Jose Mourinho, arsyeja pse Cristiano Ronaldo refuzoi rikthimin te Manchester United

Cristiano Ronaldo

Para se të transferohej te Juventus, Cristiano Ronaldo kishte tri alternativa në Europë për të vazhduar karrierën e tij pas Realit të Madridit. Ndërsa PSG-ja u refuzua që në fillim, Juventus duhet ta konsiderojë veten me fat që në krye të Manchester United është Jose Murinho, ndryshe sulmuesi mund të kishte zgjedhur rikthimin te “Djajtë e Kuq” dhe jo Torinon.

Është kjo prapaskena që sjell “Sky Sport News”, e cila nënvizon se në një kontakt që ka pasur gjatë ditëve të nxehta të merkatos që lidheshin me të, 33-vjeçari i është përgjigjur ftohtë, por shumë qartë pyetjes në lidhje me mundësitë që ai kishte për t’u rikthyer në “Old Trafford”.

Manchester është shtëpia ime, por tek United nuk mund të kthehem në këtë moment dhe të përfundoj së luajturi si mbrojtës krahu. Nuk kam më moshë për të tilla eksperimente dhe kërkesa.

Cristiano Ronaldo 

Dhe normalisht që ky është një thumbim i qartë, i cili prek drejtpërdrejt trajnerin dhe njëkohësisht bashkatdhetarin e “CR7”-ës, Jose Mourinho. Tashmë dihet nga të gjithë se trajneri i Manchester United, i cili e ka stërvitur Ronaldon te Reali i Madridit, është i fiksuar pas anës taktike dhe lojës mbrojtëse, ide të cilat futbollisti nuk i ka kapërdirë që gjatë bashkëjetesës në Spanjë, ndaj nuk ka dashur që të punojë sërish me Murinhon. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë