Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, teksa u takua kryeministrin palestinez, Mohammed Mustafa, më 26 maj.
“Është edhe në interesin e Izraelit që Autoriteti Palestinez të jetë funksional sepse në mënyrë që të arrihet paqja, ne na duhet një Autoritet i fortë Palestinez, e jo i dobët”, tha Borrell.
Ai i bëri këto deklarata para nisjes së takimit me kryeministrin palestinez, me të cilin tha se do të diskutojë se si Autoriteti Palestinez mund të forcohet që të marrë udhëheqjen e Gazës nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Ne e shohim takimin e sotëm si një mundësi shumë të rëndësishme për ne si Qeveri, si ekzekutiv i ri për të prezantuar para partnerëve tanë ndërkombëtarë prioritet tona dhe planet për të ardhmen”, tha Mustafa.
Kryeministri palestinez tha se prioriteti i tij i parë është të mbështesë palestinezët në Gazë, veçmas përmes një armëpushimi dhe më pas “rindërtimi i institucioneve të Autoritetit Palestinez” në Gazë.
Hamasi mori kontrollin e Gazës nga Autoriteti Palestinez më 2007.
Mustafa po ashtu u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Izraelit që të zhbllokojë fondet për Autoritetin Palestinez “që ne të jemi gati për të reformuar institucionet tona... dhe shpresojmë që së bashku të bëjmë përpjekje drejt shtetësisë dhe paqes në rajon”.
Takimi në Bruksel pritet të përqendrohet edhe në ndihmën ndërkombëtare për palestinezët, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë po vazhdon për më shumë se shtatë muaj./Rel
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plani i Trump: SHBA merr kontrollin total të Gazës, do jetë riviera e Lindjes së Mesme! Zhvendosje e përhershme e palestinezëve
5 Shkurt, 07:32
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë: A do të shkojë përpara ideja e Trumpit për Gazën?
4 Shkurt, 13:26
-
Netanyahu niset drejt SHBA për t’u takuar me Donald Trump, çfarë priten të diskutojnë dy zyrtarët
2 Shkurt, 11:48
-
Marrëveshja e armëpushimit/ Hamasi liron 3 pengje, Izraeli do lirojë 183 të burgosur palestinezë
1 Shkurt, 08:15
-
Kosovë/ Albin Kurti ndan gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza
31 Janar, 11:25
-
Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje
31 Janar, 07:44
-
Armëpushimi/ Hamasi liron 7 pengje, Izraeli në këmbim dorëzon 110 palestinezë
30 Janar, 13:41
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Reportazhi/ 300 mijë palestinezë kthehen në Gaza pas 15 muajsh luftë: Gjithçka është e rrënuar, por ne jemi ringjallur (VIDEO)
28 Janar, 09:27
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17