Josep Maria Bartomeu zgjidhet
president i ri i FC Barcelona 

Josep Maria Bartomeu zgjidhet<br />president i ri i FC Barcelona 
Josep Maria Bartomeu u zgjodh president i ekipit spanjoll të futbollit FC Barcelona pasi mori 54,63 për qind të votave të aksionerëve, të cilët ishin thirrur për të zgjedhur drejtimin e ri të ekipit në stadiumin ”Camp Nou”.

Bartomeu, 52 vjeç, mori votat e 25 823 aksionerëve kundrejt 15 615 (33,03 %) të aksionerëve të tjerë të cilët votuan ish-presidentin Joan Laporta, i cili e ka mbajtur këtë post gjatë viteve 2003-2010.

Kandidatët e tjerë, Agusti Benedito dhe Toni Freixa morën respektivisht 3 386 (7,16 për qind) dhe 1 750 (3,70 për qind) vota. Në ndryshim nga pjesa më e madhe e klubeve të futbollit, FC Barcelona u përket 150 000 aksionerëve./atsh/
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil