Joshet lehtësisht nga paratë dhe
luksi, por ja çfarë i ndodh kësaj vajze

Joshet lehtësisht nga paratë dhe<br />luksi, por ja çfarë i ndodh kësaj vajze
Vajzat dhe tendenca e tyre për tu dhënë pas parave dhe luksit janë gjithmonë objekt i eksperimenteve sociale. Megjithatë, falë kamerave të fshehta dhe lojërave, kushdo mund t'i fusë në kurth vajzat, për t'i testuar se deri ku mund të arrijnë për pak luks.
 
Eksperimentin e radhës e ka bërë, Coby Persion, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili nëpër rrugët e New Yorkut "provokon" vajzat, ndërsa më pas videot e regjistruara i hedh në youtube.
 
Historia e trilluar prej tij e bënte atë një djalë shumë të pasur i cili kishte makina dhe avionë privatë.
 
Rastësisht ai zgjedh një vajzë e cila ishte duke ecur në rrugë dhe i afrohet duke e pyetur se ku ishte duke shkuar. Ajo i thotë se po shkon të takojë disa miq. Ndërkohë djali pa humbur kohë futet direkt në temë dhe e pyet se çfarë bën mbrëmjeve.
 
“Zakonisht dal me të dashurin”, ia kthen vajza.
 
“Ah ti ke të dashur?! Mirë pra po të le të qetë atëherë. Kalofsh një mbrëmje të bukur me të dashurin tënd”, i përgjigjet ai.
 
Por vetëm pak sekonda më vonë ai i kërkon asaj që t’i japë adresën e Instagramit thjesht sa për kontakt… Ende pa i lënë hapësirë vajzës të përgjigjet, vjen makina e tij luksoze dhe njëri prej personave që supozohej se ishte menaxheri i tij, i thotë se avioni privat niset për 20 minuta dhe se ai duhej të nxitonte për të ikur.
 
Kaq ka mjaftuar që vajza të binte në kurth!
 
Ti ke avion privat?!”, e pyet ajo.
 
Ai i thotë se nëse nuk e beson atëherë ajo mund të shkojë bashkë me të për ta parë nga afër që ai nuk gënjen. Vajza pa kurrfarë problemi anulon takimin që kishte dhe hipën në makinën e tij. Kur mbërrijnë në aeroport, vajza futet në avion dhe telefonon të dashurin dhe i thotë se nuk mund ta takojë sepse është shumë e sëmurë.
 
Nuk mund të takohemi sot sepse kam shumë dhimbje. Të dua, mirupafshim”, justifikohet tek i dashuri.
 
Pas kësaj djali i kërkon që ajo të dalë jashtë avionit dhe t’i bëjë atij një foto ndërsa do të qëndronte pranë dritares.
 
Por ky ishte ‘shkelmi’ që ai i dha pasi sapo vajza doli ai lajmëroi punonjësin e sigurisë dhe i tha se nuk e njihte fare dhe se ajo nuk duhej të fluturonte bashkë me të!
 
E pra…kjo ishte e gjithë prova për të parë se sa lehtë bien disa femra kur shikojnë apo dëgjojnë para e luks!
 
Video, sapo është hedhur në youtube ka marrë mijëra klikime duke u kthyer në virale edhe për rrjetet sociale. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën