TIRANE - Kryetarja në detyrë e Kuvendit, njëherësh dhe nënkryetare e PD, Jozefina Topalli tregon dhe njëherë se njeh për kryetar të PD vetëm Sali Berishën dhe as që mendon Lulzim Bashën kryetar të kësaj partie. Madje e zgjeron akoma në tej “gamën” e refuzimit ndaj Bashës teksa shprehet se janë të gjithë demokratët që njohin si kryetar vetëm Sali Berishën. Dhe në rrjetin social facebook nënkryetarja e PD vazhdon të tregojë mbështetjen e e fortë të saj ndaj Berishës, pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen.
“Demokratët, përjetë me Sali Berishën”, thotë Topalli në Facebook, si për t’i kujtuar kryetarit të ri Basha, se s’ka mbështetjen e demokratëve. Kjo deklaratë e Topallit ka ardhur një ditë pas intervistës së nënkryetarit tjetër i PD, Astrit Patozi, që ka lëshuar akuza të ashpra për zgjedhjen e Bashës në krye të PD, duke thënë se gara ishte e manipuluar, kandidati i paracaktuar për të fituar dhe se ka qënë Berisha ai që ka prishur garën.
Por nënkryetarja e PD e kryetare në detyrë e Kuvendit, Topalli ka gjetur një mënyrë më fine për të mos njohur Bashën si kryetar të PD, duke thënë se është Berisha i tillë. Ajo s’është shprehur në mënyrë direkte për manipulime, por njëherësh nuk e ka uruar ende Bashën publikisht.
KËSHILLTARI I BODESKëshilltari për shtyp i Ridvan Bodes, Elvi Fundo, ka reaguar ndaj Enkelejd Alibeajt ish-deputet e ministër i Drejtësisë, që mbrojti zgjedhjen e Bashës pas akuzave të Patozit dhe Olldashit. “Një miku kërkon fakte për procesin e deformuar. Ja, po i jap disa: E dua kokfortë faktin thotë. Po fakti i parë ishte mesazhi “Të shporret Elvi Fundo nga Korça se po bën fushatë për Olldashin”.
Ndërkohë prefektë, drejtorë, sahanlëpirësa të të gjitha llojeve bënin fushatë hapur për Bashën. Kush bënte fushatë për Sokolin ishte armik, për Bashën s’ka gje, se s’ka njeri në Korçë ai. Të shpresojmë që 20% e anëtarësisë të dëgjojë dhe besojë edhe ata 80% që nuk votuan apo u hoqën nga listat”, shkruan Fundo. Më poshtë ai vazhdon të përmende fakte konkrete. “Një komunë mungon totalisht dhe nga 300 anëtarë nuk voton askush.
Një komunë, e cila është e babait të përfaqësuesit të Bashës, voton 99.9999 %. Një fshat mungon totalisht, themelues e drejtues në vite mungojnë. Vëzhguesi nga Tirana, përgjegjësi për falsifikimin e listave, ju kërkon anëtarëve hapur të votojnë Bashën. Babai im, anëntar i ’92, mungoi në listë, sepse e hoqi me qëllim një kryetar seksioni që erdhi në PD në 2007, pasi se ku ja kishte mbathur ca vite.
Tani si drejtor e servil, heq nga listat kë të mundet. Naimi, shokët e shoqet e tij, dashnori, bajga etj etj. Pa harruar ndonjë kllouneshe politike apo fëlliqësirë të mjerrë, që mendoi se i erdhi koha sërish”, radhit manipulimet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14