TIRANE - Kryetarja në ikje e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ironizuar konferencën dy ditore të mbajtur nga PS, në lidhje me territorin dhe ekonominë ku e ka cilësuar atë si një komedi. Ajo ka thënë se duhet që opozita e ardhshme duhet të ngrihet dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve nga këta donkishotë. “Ne tani kemi detyrën e shenjtë të bëjmë opozitë të fuqishme, të ngrihemi e të mbrojmë interesat e shqiptarëve nga këta donkishotë që kërkojnë të kthejnë të shkuarën, nga këto që kërkojnë revansh”, tha Topalli.

Ajo ka shprehur edhe revoltën pse Rama e quan veten kryeministër dhe pse ministrat e ardhshëm e cilësojnë veten të tillë. Sipas Topallit, ata nuk i ka votuar ende parlamenti, ndaj nuk duhet ta quajnë veten të tillë. “Një personazh që i thotë vetes kryeministër dhe pse ende s’është dekretuar nga Presidenti, edhe pse ende nuk është votuar në parlament, edhe pse ende nuk ka bërë betimin, jo për kryeministër, por as për deputet, i premtoi shqiptarëve se “pas 3 muajve nuk do keni drita”, tamam si 20 vite më parë, kur paraardhësi i tij u tha shqiptarëve se “vetëm për 6 ditë ka bukë”, tha Topalli.

Sipas saj,ca burra e gra të tjera, vetëquhen ministra, por në fakt ato, jo vetëm nuk janë dekretuar për të tillë nga presidenti, jo vetëm sjjanë votuar në parlament për ministra, jo vetëm nuk kanë bërë betimin për një pozicion të tille, por tyre ende nuk i është bërë as verifikimi i mandatit për deputet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)