Debati për Asamblenë e Partisë Socialiste vijoi në Komisionin e Kulturës, këtë herë mes deputetit socialist Ramion Kurtit dhe deputetes demokrate Ina Zhupa. Pas kritikave të kësaj të fundit, e cila e krahasoi mbledhjen e socialistëve me plenumet e Partisë së Punës, Kurti i është kundërpërgjigjur duke sjellë në vëmendje përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për selinë e PD-së. Kurti mbrojti mënyrën se si zhvillohen diskutimet brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se në forumet e saj trajtohen problematika të ndryshme.
“Në forumet e PS-së diskutohet gjatë dhe gjerë për problematika të ndryshme. Lajm i mirë nga Asambleja e PS-së është platforma për ‘Këshilltarin që duam’. Ju ftojmë edhe të aplikoni. Dorëzo mandatin se kot e ke. Është një platformë që do ta afrojë më shumë këshilltarin dhe qytetarin”, tha Kurti.
Ndërsa për kritikat ndaj zhvillimeve të brendshme në PS, ai solli si shembull konfliktin e dikurshëm mes Berishës dhe Bashës për kontrollin e selisë së Partisë Demokratike.
Lajmi kryesor:
Debate në komision për Asamblenë e PS, Zhupa: Reflektoni para se të përjashtoheni! Socialistet: Ju s’dini ku keni kryetarin, i keni lënë demokratët jetimë








