Babai i një familje autraliane i lodhur nga politikanët që udhëtojnë me shpenzimet e taksapaguesve u ka bërë një kërkesë të pazakontë për pagesën e shpenzimeve të pushimeve verore duke mos marrë asnjë përgjigje. Kërkesa e tij për çudi ka marrë mbështetjen e publikut.
 
Stephen Callaghan, babai i tri fëmijëve u bëri kërkesë klasës politike në një faqe në internet “GoFundMe” me mbishkrimin “Ju lutem paguani pushimet e fëmijëve të mi”.
 
Ai sqaronte se politikanët duhet t’i mundësonin edhe fëmijëve të tij të njëjtat privilegje si fëmijëve të tyre, por ka qenë publiku i cili iu përgjigj duke mbledhur 6 mijë dollarë australianë (4 mijë euro).
 
“Për këtë Zot, i keni bërë të skuqen nga turpi të gjithë klasën politike në Australi”, shkruan ai në faqen e tij në internet. .ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)