Doni të mbani veten në formë, por për ju është e vështirë të shkoni në palestër. Dhe për më tepër nuk doni të shpenzoni këste mujore për t'u stërvitur disa herë në javë.
Zgjidhja është fare e thjeshtë. Mund të stërviteni në natyrë kjo është më bukur dhe më pastër se sa të jeni të mbyllur brenda një ambienti me shumë persona.
Ju nuk e kini idenë sa sa shumë ushtrime mund të bëni në natyrë. Veç ecje apo vrapit në ajër të pastër ju mund të shfrytëzoni gjithë hapësirën e mundshme për ushtrime aerobike. Shfrytëzoni të gjitha paisjet që gjenden në parqet e qytetit dhe trupi juaj do ju falenderojë.