Djali që ju shihni në këto foto është Luçjano Marku, një nga rojet bregdetaret, i pozicionuar në detyrë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Marku ka shpëtuar nga mbytja 2 vajza adoleshente, turiste nga Kosova, me moshë 14 dhe 15 vjeç.
Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, ku Luçjano edhe është trajnuar. Një grup të rinjsh kanë qenë duke lundruar me varkë, kur varka është përmbysur jashtë zonës së sigurisë.
Pavarësisht distancës së largët, Marku ka arritur të shkojë në kohë dhe të shpëtojë dy vajzat që nuk dinin not. Federata gjithashtu shkruan se Marku kishte pirë mjaft ujë, ndërkohë që u përpoq t’i mbante vajzat mbi ujë që të mos fundoseshin.
Postimi i Federatës në Facebook
Vetë Marku ka folur për ngjarjen dhe ka treguar sesi arriti t'i shpëtonte vajzat.
Po qëndroja në kullë, teksa pashë një varkë larg kufizuesve që kishte shumë persona. Dy vajza të mitura rrezikuan jetën teksa po mbyteshin. Distanca ishte e largët por unë arrita t'i kapja nga bregu i detit. Isha vetëm e kisha shumë të vështirë, edhe unë rrezikova jetën. Pasi ju afrova bregut kanë ardhur disa nga pushuesit e ma kanë marrë njerën nga vajzat nga duart. I kemi nxjerrë në breg, u kemi dhënë ndihmën e parë, dhe shpëtuan.
Luçjano Marku, roja vrojtuese që shpëtoi vajzat në Shëngjin
Hallall ta befte Zoti. Ti je per shembull, e jo keta colilolistat repista
PërgjigjuMirenjohje djalit per shpetimin e dy vajzave.
Përgjigju