TIRANE-Ministria e Brendshme është duke përfunduar draftin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për kartat e identitetit të skaduara, që u ka mbaruar afati në këtë periudhë që jemi në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Report Tv mëson se afati i kartave të skaduara pritet të shtyhet deri në përfundim të emergjencës nga COVID-19.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nuk mund të marrin dot shërbime këto ditë pasi ID-të e tyre kanë skaduar. Po ashtu as mund t'i rinovojnë pasi në planin e masave zyrat e ALEAT për karta e pasaporta janë mbyllur.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se afati i parashikuar nga Ministria e Brendshme mund të jetë 3 ose 6 muaj. Vendimi pritet të merret nga qeveria pas propozimit të Ministrisë së Brendshme. Lajmin për këtë nismë e dha kryeministri Edi Rama në datë 12 mars, në nisje të masave të forta kundër koronavirusit.