Amerikanët e Bleonës: Kokalari, bëj kujdes se po mashtron, me qellim po shtrëmbëron faktet për të dëmtuar figurën e këngëtares, rrezikon shumë në SHBA

Amerikanët e Bleonës: Kokalari, bëj kujdes se po mashtron, me qellim po shtrëmbëron faktet për të dëmtuar figurën e këngëtares, rrezikon shumë në SHBA

Bleona Qereti

Ka marrë një kthesë të papritur konflikti mes këngëtares së njohur Bleona Qereti dhe Evi Kokalari. Zonja Kokalari, një qytetare amerikane rrezikon të jetë e paditur në gjykatë për demtim imazhi ndaj artistes Bleona Qerreti.

Java News ka mundur të sigurojë letrën që zyra e avokatisë që përfaqëson interesat ligjore të këngëtares i ka dërguar në formë paralajmërimi dhe si hap të parë ndaj zonjës Kokalari duke i kërkuar asaj të ndalojë në mënyrë të menjëhershme të gjitha sulmet në dëm të figurës së klientes së tyre duke konsideruar se ajo po mashtron dhe manipulon faktet ndaj saj. Në të kundërt, pasojat juridike do të jenë të rënda.

Letra mban datën 30 prill 2022 dhe duke pasur parasysh edhe ndryshimin e orës mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duket se ngjarjet janë zhvilluar në kohë pothuaj reale.

Eshtë e pabesueshme shpejtësia me të cilën u zhvilluan këto ngjarje, me sfond Kuvendin e PD-së. Fillimisht, këngëtarja Bleona Qereti me nje në mënyrë elegante refuzoi të ishte pjesë e Këshillit Kombëtar, me gjasë si propozim të vetë Doktor Berishës.

Bleona postoi një status në instagram, në të cilin kujtonte nënshtetësinë e saj amerikane duke lënë të kuptohet se nuk mund të ndërhynte e të bëhej pjesë e një partie politike në Shqipëri. Interesante ishte të vihej re se like-n e parë ky postim e kishte marrë nga Richard Grenell, njeri i afërt i ish-Presidentit amerikan Trump dhe pjesë e administratës së tij të lartë.

Gjithashtu Nga Wikedia per Marc Kasowitz, nenshkrues i letres, shihet se ai eshte Avokat i personal i ish presidentit Trump. Një ditë më pare, gjatë Kuvendit të PD-së, zonja Kokalari e sulmoi publikisht Bleonën duke e përmendur propozimin për përfshirjen e saj në listën e Këshillit të PD-së si gabim.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas, nëse ka pasur komunikim apo jo mes tyre, por reagimi i menjëhershëm i zyrës së avokatisë amerikane, me qendër në New York, tregon se situata është e ndezur dhe në mënyrë paradoksale, zonjës që erdhi me vrull nga SHBA për të vënë përpara gjithë politikën shqiptare, për hir të Doktorit, dhe artistes shqiptare që ka karrierë në SHBA, qe eshte pjese e Serialit telviziv “Paper empire” qe do te trsmetohet se shpejt i ne Netflix, por që refuzoi propozimin e Doktorit për t’u bërë pjesë e partisë së tij. Kjo me bindjen e saj, se më shumë se një partie shqiptare, i përket gjithë shqiptarëve si artiste e njohur /Java

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom Tom P* Satom: 03/05/2022 09:09

    Po nuk e mora vesh per ca doli ne skenen politike Bleona atehere, thjesht se i boni ftese Sala dhe kaq? Vk, u bo cdo gjo telenovele.

    Përgjigju
  • Endri: 01/05/2022 14:23

    Kjo bleona eshte kot fare. I ben te gjitha profesionet nderkohe sben asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit