Ju skadon karta e identitetit në dhjetor? Mund të aplikoni edhe në njësitë ku nuk jeni banorë

TIRANE - "Shtetasit shqiptarë, të cilëve u skadon karta e identitetit këtë vit, mund të aplikojnë në çdo njësi administrative, pavarësisht se ku banojnë", tha zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda gjatë një inspektimi të zhvilluar në zyrat e aplikimit të Njësisë 5 në Tiranë.

Ajo përsëriti apelin për rinovimin e dokumenteve biometrike për të gjithë shtetasit që janë pajisur në vitin 2009, pasi afati i vlefshmërisë është 10 vjet. Voda shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, dhe pas inspektimit foli për masat e marra për të lehtësimin e aplikimit për shtetasit shqiptarë.

“Jemi në zyrat e aplikimit të Njësisë 5 në Tiranë. Siç e shikojmë puna vijon normalisht. Vetëm 3 minuta duhen, shumë pak kohë, për të aplikuar. Ajo çfarë ne do t’u bënim thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, unë si zv.ministre e Brendshme, është pikërisht që të vijnë dhe të aplikojnë sa më parë.

Mijëra qytetarë, të cilët vijnë nga jashtë tashmë, sigurisht që shtojnë fluksin, shtojnë radhët për shkak se aplikojnë jo vetëm për karta identiteti, por edhe për pasaporta biometrike, të cilat sigurisht janë një numër i lartë i tyre që skadon shumë shpejt”, tha Voda.

Më tej, ajo nënvizoi se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë.

“Dëshiroj të them që për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve tashmë zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë. Pra qytetarët, të cilët janë të ngarkuar me punë, punojnë gjatë gjithë javës, apo për shkak të pushimeve lëvizin, mundet që ditën e shtunë të vijnë edhe të aplikojnë".

Voda vuri në dukje edhe një tjetër masë për lehtësimin e aplikimit, që ka të bëjë me mundësinë e zgjeruar për aplikimin në çdo njësi administrative:

“Një risi tjetër, të cilën unë do të doja që qytetarët të kishin dijeni, është dhe fakti që për të ri-aplikuar për karta identiteti, jo domosdoshmërisht duhet të aplikojnë në njësinë administrative ku ata banojnë. Pra nëse flasim për ri-aplikim të kartave të identitetit, mundet që ata të aplikojnë edhe në një njësi tjetër".

Në lidhje me masat e tjera të marra nga Ministria e Brendshme, Voda tha se “të gjitha këto masa bëhen për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, për të qenë më pranë tyre dhe në mënyrë që ata të pajisen sa më lehtë me karta identiteti, të cilat janë një mjet i domosdoshëm identifikimi për të marrë shërbime në të gjitha institucionet publike dhe jopublike. Madje Ministria e Brendshme në mënyrë që të mos arrijmë që të kemi një fluks apo dyndje të qytetarëve, do të marrë edhe masa të tjera. Një ndër to është edhe kufizimi i lëvizjes së shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga muaji tetor e në vijim, të cilët, nëse nuk janë të pajisur me një kupon për kartë identiteti, do t’u kufizohet lëvizja për jashtë. E gjithë kjo bëhet për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, të mos krijohen radhë të gjata, duke qenë se tashmë ne kushtet i kemi krijuar,” u shpreh zv.ministrja e Brendshme Voda.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alma Marku: 31/01/2021 18:44

    Kam nje pytje ne qoftese karta indetitetit nuk merret brenda vitit skadon

    Përgjigju
  • Albana: 23/07/2019 16:28

    Dhe Ku jane keto zyrat ALEAT? Kam te pajten 40 minuta qe navigoj sa tek faqja zyrtare e ALEAT e sa te Bashkia Tirane/Njesia dhe asnje adrese konkrete nuk gjej.

    Përgjigju
  • Pinku: 23/07/2019 15:56

    O jeni the papergjegjshem ju qe jepni kto lajme o jane ato the Aleat qe nuk I dine kto gjera

    Përgjigju
  • Andi: 23/07/2019 14:07

    Kompania ALEAT eshte larguar nga minibashkite dhe nuk jep adresat e sakta ku ndodhen zyrat per aplikim, na ka ngelur kuponi ne xhep. Thote thjesht, "Kryqezimi X" te rruga "Y", shkon aty dhe nuk e gjen, askush nuk e di. Sherbimin duhet ta ofroj shteti. Kush mban pergjegjesi per mos gjetjen e zyrave?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë