"Ju ula në gjunjë", e përlotur Albërie Hadërgjonaj tregon përshëndetjen e fundit me të ëmën: Nuk i dal borxhit kurrë

Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj është një nga femrat më të komentuara në rrjetet scoiale për shkak të fotove provokuese që publikon vazhdimisht. Por sigurisht që për të arritur deri këtu ku është dhe të ketë këtë vëmendjen që ka Albëria ka patur një rrugëtim të gjatë dhe të lodhshëm.

Këtë gjë këngëtarja e ka rrëfyer në emisionin “Oxygen”. Ajo tregon e përlotur se është larguar nga e ëma për t’u bërë dikushi në jetë. Gjatë bisedës Hadërgjonaj tregoi një pjesë shumë prekëse nga momentet kur takon të ëmën e cila jeton në Deçan.

 “Kur isha verës sivjet, ajo më hodhi ujë, se e ka zakon më hedh ujë që me i ardh vitin tjetër prapë. U mërzita shumë, e dola edhe njëherë nga makina, e ju ula në gjunjë a besoni. E i thash ‘S’’të dal borxhit kurrë!’,”- u shpreh Albëria e emocionuar.

“Shumë punë, shumë lodhje për të arritur këtu ku jam. Gojët e liga nuk i kam dëgjuar, pasi jetën e kam filluar nga zero,”- vijon këngëtarja shqiptare më tej.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë! Punohet me 4 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet

Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë! Punohet me 4 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet