Jugu drejt përmbytjes
Emergjencat: Gati për evakuim

TIRANE-Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar sërish probleme në disa zona të vendit. Problematike paraqitet situata në Fushë Krujë, Lezhë, Shkodër, Dibër, Tropojë, por probleme ka edhe në autostradën Tiranë –Durrës dhe në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë Ministria e Brendshme paralajmëron se përmbytjet mund të zhvendosen në jug.

Sipas parashikimeve, për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Vjosë priten të krijohen probleme përgjatë rrjedhës së tij deri në grykë-derdhjen në det.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka dërguar udhëzimet për ngritjen në gatishmëri të gjitha kapaciteteve në njerëz dhe mjete, të cilat disponohen nga qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, për shkak të intensitetit të prurjeve në lumin Vjosa.

Nisur nga niveli i ujërave u është kërkuar prefektëve që të përgatiten për evakuimin e komunitetit në zonat që mund të ketë përmbytje. Forcat e Armatosura janë dislokuar me mjete dhe njerëz përgjatë zonave të rrezikuara.
 
Emergjencat  Civile: Situata dhe masat, ora 16:30

QARKU VLORË
Niveli i lumit Vjosa është drejt rritjes. Janë marrë masat nga Prefektura dhe bashkia Vlorë për të bërë evakuimin në rast se do të jetë e nevojshme për shkak të situatës. Është bërë njoftimi paraprak i komuniteteve për këto zona.

Në fshatin Brataj bashkia Selenicë është shembur ura Silorakut, si pasojë kanë ngelur të bllokuar disa fshatra, si: Vranisht, Kallarat, Kuç etj.

QARKU GJIROKASTËR
Në rrugën Tepelenë - Gjirokastër në vendin e quajtur karburant “Targa”, ka pasur rrëshqitje të dherave dhe qarkullimi bëhet vetëm me një kalim.

Në bashkinë Memaliaj është bllokuar rruga e Damsit.

Rruga Tepelenë - Kurvelesh është e bllokuar dhe po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj.

Në disa njësi administrative mungon energjia elektrike. Grupet e punës po punojnë për riparimin e defekteve.
 
QARKU TIRANË
Nga dalja e lumenjve Lana dhe i Tiranës nga shtrati, janë evakuuar 8 familje në njësitë administrative 4, 8 dhe Dajt.

Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në Njësitë Administrative Zall–Bastar, Zallherr dhe Kashar ku ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Në Njësinë Administrative Shëngjergj është dëmtuar ura që lidh qendrën me fshatin Shën-mëri.
 
QARKU DIBËR
Në Njësinë Administrative Peshkopi, përroi i Llixhave nga intensiteti i madh i prurjeve ka devijuar nga shtrati, por me ndërhyrjen e mjeteve të bashkisë situata po normalizohet.

Në Njësinë Administrative Kastriot, në fshatin Kishavec, ka dalë nga shtrati përroi i Kishavecit dhe ka dëmtuar tre shtëpi banimi.

Rruga Selishtë - Bufull, është e bllokuar nga rrëshqitjet masiveve të dherave. Po punohet për hapjen e saj.

Në Njësinë Administrative Luzni, në fshatin Hotesh është dëmtuar ura mbi përroin Kapi.

Në Njësinë Administrative Maqellarë në fshatin Portgorcë është dëmtuar argjinatura mbrojtëse e Drinit të Zi.

Në Njësinë Administrative Gjoricë, problem vijon të jetë argjinatura e dëmtuar.

Në bashkinë Mat prurjet e lumenjve dhe përrenjve kanë dëmtuar 10 ura që lidhin fshatrat e zonës.

Në Njësinë Administrative Derjan, është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.

QARKU SHKODËR
Në qarkun Shkodër nga përmbytje janë nën ujë rreth 360 ha tokë. Zonat më të prekura janë njësitë Administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit dhe Postribë.

Në Njësinë Administrative Bërdicë ka prezencë uji në oborret e 15 banesave. Ka mungesë të energjisë elektrike në të gjithë njësinë.

Në Njësinë Administrative Rrethina në fshatrat Grudë, Grudë e Re dhe Hot i Ri mungon energjia elektrike.

Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.

Ora 16:00- Panariti në Urën e Mifolit: Të mbrojmë e të shpëtojmë jetë
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, udhëtoi sot drejt Vlorës, konkretisht për në Urën e Mifolit, ku Lumi Vjosë është në nivelin maksimal të tij, ndërsa në orët në vazhdim, pritet rritje e prurjeve.

Ministri i Bujqësisë iu kërkoi familjeve dhe bizneseve në zonën e shtratit të Lumit të Vjosës, që të largohen, me qëllim që jetët e njerëzve të mos rrezikohen, derisa situata meteorologjike të përmirësohet.

“Në 12 orët e ardhshme pritet rritje e madhe e prurjeve të lumit Vjosa, ndaj iu bëj thirrje të gjithë banorëve të zonës dhe atyre që kanë biznese këtu, që të largohen për orët në vazhdim”, deklaroi Panariti, duke shtuar se, “angazhimi është maksimal i të gjitha strukturave, të cilat janë në gatishmëri të plotë dhe të mirëkoordinuara dhe të gjithë bashkë,  dhe në radhë të parë, ne të gjith duhet të mbrojmë e shpëtojmë jetë njerëzish, padyshim edhe ekonomitë familjare”.

Me tej, Ministri i Bujqësisë, duke shpresuar për një situatë jo të rënduar, deklaroi se, 10 ndërhyrje të bëra nga Ministria e Bujqësisë në argjinaturën e Vjosës, do të zbusin vërshimin e ujërave drejt banesave dhe tokave bujqësore.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave njofton se, nga informacionet që vijnë nga rrethet, situata deri në orën 16.00 të ditës së sotme, është kjo:

Qarku Vlorë
Qarku Vlorë nuk ka asnjë problem nga moti i keq dhe reshjet. Vetëm në Novoselë, në toka joproduktive, në zonën e quajtur Skrofotinë, ka prezencë uji në 50 hektarë, të cilat pothuajse kështu qëndrojnë, të pakulluara. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe situata është nën monitorim, pa ndërprerje.

Qarku Lezhë
Nga reshjet e datave 08-09.11.02016 e në vazhdim, në qarkun Lezhë, nga informacionet e marra nga ekstensionistët e zonave, gjendja paraqitet si vijon:
Në Lezhë kane rënë 36 mm shi dhe në Dajç të Zadrimës, 38.1 mm shi.

Lumi Drin, kuota është 2.2 m, që do të thotë se, është pika kritike.

Lezha ka 610 ha tokë të përmbytura e konkretisht;
Bregu i Matës, 120 ha tokë bujqësore (Spiten, Markatomaj, Tresh 60 ha), (Shën Koll, Tale, 50 ha);
Barbulloj 50 ha;
Balldre, Gocaj, Torovicë, 400 ha;
Bacel, Blinisht 50 ha;
Rrethi Kurbin, 300 ha tokë, gjendja është shumë problematike.

Probleme ka në Gjorm dhe Zhej të Bashkise Kurbin, ku ka dhe përmbytje të shtëpiave të banimit për shkak të shkarkimit të rezervuarit që administrohet nga Bashkia, si dhe reshjet e shumta që kanë rënë.

Në zonën e Fushë Kuqes ka rreth 140 ha tokë të përmbytur dhe në Milot 30 ha. Eshtë përkeqësuar gjendja në Adriatik me mbi 90 ha, si pasoje e daljes nga shtrati të lumit Droje, janë përmbytur edhe 7 shtëpi banimi.

Probleme me energjinë elektrike nuk ka pasur, hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë.

Qarku Shkodër
Në Qarkun Shkodër ndodhen të përmbytura 1160 hektarë tokë bujqësore, nga të cilat 33 të mbjella me grurë, 644 foragjere e livadhe, 462 tokë djerr, 11.5 me perime dhe 10 hektarë me misër.

Në zonën e Bushatit janë nën ujë, 160 hektarë, në Bërdicë 185.5 hektarë, në zonën Ana e Malit 450 hektarë, në Dajç 60 hektarë, në Vaun e Dejës 50 hektarë dhe Guri i Zi, 285 hektarë.

Në këto sipërfaqe toke bujqësore, përmbytjet janë sipërfaqësore, si rezultat i shkarkimit të hidrocentralit. Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Kanalet e III-ta janë të mbushura me ujë në nivelet baras me sipërfaqen e tokës.

Qarku Gjirokastër
Në rrethin e Gjirokastrës, Njesia Administrative Picar, rrezikojnë të përmbyten 10 ha tokë nga prurjet e lumit Gura e Picarit dhe në Njësinë Cepo, nga Lumi i Kardhiqit, rrezikojnë të përmbyten 8 ha.

Në rrethin e Tepelenës, në Njesinë Administrative Qesarat, 10 hektarë me hasell rrezikojnë të përmbyten nga prurjet e lumit Vjosa.
Ministria e Bujqësisë ka në gatishmëri të gjitha strukturat në qarqe, Drejtoritë e Bujqësisë, Bordet e Kullimit, ndërkohë që hidrovoret janë në funksion të plotë, ndërsa kanalet kulluese janë në gjendje pune dhe për të gjitha situatat në vijim, MBZHRAU do t’ju informojë.

Lezha
Në Lezhë vijon të jetë problematike situata nga përmbytjet. Mbi 610 hektarë raportohet se janë nën ujë. Në zonën e Bregut të Matës dhe Barbullonj raportohet edhe për banesa të përmbytura. Në qytet është tërhequr uji.



Kurbin
Rrethi Kurbin, 300 ha tokë janë nën ujë, gjendja është shumë problematike. Probleme ka në Gjorm dhe Zhej të Bashkise Kurbin. Dy familje janë evakuuar. Në zonën e Fushë Kuqes ka rreth 140 ha tokë të përmbytur dhe në Milot 30 ha. Eshtë përkeqësuar gjëndja në Adriatik, si pasoje e daljes nga shtrati të lumit Droje, jane përmbytur edhe 7 shtëpi banimi.

Fushë Krujë
Ne zonën e Fushë Krujës ka prani të madhe uji në rrugë, si pasojë e daljes së përrenjve. Në segmentin Ndojë – QafëShtamë, ka rreshqitje masive te inerteve ne rruge. Ne km 8.7 kalohet me vështirësi, kurse në km e 13-të, kalimi është i bllokuar. Ka prezencë uji në disa banesa, ndërsa disa lagje vijojnë të jenë të përmbytura.



[gallery]19558[/gallery]
Kukës
Ne disa akse të Qarkut Kukës ka prani të materialeve në rruge. Në aksin Kukës – Qafë Shllak, ku para nje muaji ka pasur një shembje të rrugës, situata është agravuar. Në aksin Bajram Curri – Valbonë, prurjet e shumta kanë gërryer një pjesë të rrugës. Në këto momente rruga është hapur me një kalim. Disa banesa në Bajram Curri janë të dëmtuara.

Pukë
Ne aksin K. Hadroj – Qafe Bene, situata është problematike si pasojë e renies së gurëve, Ne afërsi të Tunelit të Gjegjanit rruga ka probleme për shkak të rënies së gurëve.

puke

Dibër
Në disa akse të Qarkut Diber ka prani te materialeve dhe ujë ne rrugë, por pa problem per qarkullimin e mjeteve. Tek Ura ne Hyrje te Ures se Klosit, lumi ka prurje te medha. Eshte permbytur rruga në Skuraj – Burrel, aty ku ndahet rruga që shkon per ne Peshkopi. Lartesia e ujit ka arritur 1 m.

Shkodër
Probleme ka edhe në Shkodër. Ne disa akse te ketij Qarku ka probleme, sic jane: Shkoder – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit të rrugës, si dhe te Harku i Berdices, ku ka prani te ujit si pasoje e hapjes se portave të HEC-it. Shkarkimi i HEC-ve ka përmbytur disa banesa në zonën e Gurit të Zi. Në Qarkun Shkodër ndodhen të përmbytura 873 hektarë tokë bujqësore. Gjithashtu është dëmtuar argjinatura e Darragjatit në dy segmente. Probleme edhe me energjinë elektrike.



Fier
Problemet e para janë konstatuar edhe në Fier. ka permbytje te tokave bujqesore në Portez , Mbrostar Libofshe, Topojë  Gjithashtu probleme ka pasur në aksin rrugor Fier- Patos. Një segment rrugor rreth 150 metra pranë policisë Fier është i përmbytur.



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati