Jugu s'është gati për hapjen e plazheve! 2000 goma brenda detit të Sarandës, nis pastrimi! Në Orikum, operatorët të paqartë për administrimin

Edhe pse jemi në mesin e muajit qershor, plazhet në qytetin e Sarandës duken të boshatisura. Pandemia e COVID-19 dhe bllokimi i kufijve nga vendet e Bashkimit Europian, ka ndikuar që në Sarandë të mos ndihet gjallëria e çdo vere, ku qyteti frekuentohej nga pushues vendas dhe të huaj. Në një pjesë të Bulevardit vijojnë punimet, që do ta mbajnë këtë Bulevard por edhe Plazhin kryesor të qytetit të bllokuar. Plazhet nuk kanë filluar të frekuentohen as nga qytetarët sarandjotë për shkak të ndotjes së akumuluar në këto plazhe ndër vite.

Aktivistët e Nismës “Dhuro 1 Lule”, pas aksionit të tyre të mbjelljes në qytet të më shumë se 750 pemë, duke parë këtë problematikë me plazhet e qytetit, janë angazhuar për pastrimin e nëndetit, ku në brendësi të tij, përveç të mbetjeve plastike dhe kanaçeve, kanë evidentuar edhe rreth 2000 goma.

Këtij aksioni, përveç të rinjve sarandjotë, i janë bashkuar edhe të rinj të tjera, të cilët kanë udhëtuar nga Tirana, jo vetëm për të marrë pjesë në këtë aksion pastrimi.

Përveç pastrimit dhe mbetjes pastër të bregdetit në Sarandë, qëllimi i këtij aksioni është edhe promovimi i turizmit, por edhe sensibilizimi i strukturave lokale dhe shtetërore për ngritjen e strukturave të posaçme për pastrimin e mbajtjen pastër të brigjeve të detit dhe liqeneve në të gjithë Shqipërinë.

E njëjta situatë shfaqet dhe në Orikum, ku plazhet janë ende pa pastruar dhe edhe pse jemi në mes qershori duke e gjetur të papërgatitur Orikumin për sezonin turistik. Këtë fundjavë të paktë ishin pushuesit në bregdet ndërsa operatoret turistik janë ende të paqarte për administrim e plazheve.

Plazhet ende nuk janë pastruar, ndërsa edhe ata pak pushues në zonë pranojnë se situata është ende e vështirë. 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 14/06/2020 17:55

    KISHTE LEZET te shkoje ne sarande para 1990,,,,e prishen saranden shpellaret...

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/06/2020 09:41

    Kamera nuk ka asgjekundi të shikoni kush I hedh? Si u hedhkerkan 2000 goma dhe askush nuk shikon? Gjejini fajtoret funderrina urgjent se janë pikerisht ata që masakruan kete qyteze fantastike duke e shnderruar për 30 vjet në haur bajgash dhe futuani gomat në menderet e tyre, shqepini!

    Përgjigju
  • Ceni: 13/06/2020 20:41

    Mos hidhni goma dhe mbeturina ne det o ndyresira,,,,a duam turizem apo jo????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja