Në këtë zonë u evakuuan para dy ditësh vetëm tre familje, ndërsa sot janë rikthyer pas tërheqjes së ujit. Edhe në Ferras dhe fshatrat e tjerë të Fierit rruga është e hapur, ndërsa sot do të rikthehen familjet që janë evakuuar.
Në Vlorë niveli i ujit ka rënë dhe Vjosa është futur në shtrat duke normalizuar situatën. Në Novoselë vetëm 50 familje ende nuk janë rikthyer në banesat e tyre, pasi ka ende ujë. Akset e këtyre zonave janë hapur plotësisht, ndërsa tre shkolla në Novoselë dhe dy në Selenicë nuk kanë filluar mësimin.
Shtabet e Emergjencave vijojnë që të jenë të pranishme në zonat e përmbytura për t’u dhënë ndihmë banorëve. Prej mbrëmjes së djeshme ka nisur edhe verifikimi i dëmeve, përveç se në 50 familje nga 90 që u evakuuan.
E ndërsa në Jug gjendja duket e normalizuar, në Veri dëbora ka shkuar në 30 cm në Kukës dhe disa zona të tjerë duke paralajmëruar vështirësi në qarkullim, ndërsa Thethi është i bllokuar dhe prej disa ditësh pa energji elektrike.
Bllokimi i Qafës së Thorës ka sjellë probleme për banorët e zonave të thella. Përveç zonës së Dukagjinit dhe në Kelmend dëbora ka arritur deri në 50 cm, por qarkullimi vijon.
Përpos rrugëve që janë bllokuar, janë dëmtuar edhe 2 banesa në lagjen Marinaj fshati Qafë Mali, një ujësjellës në Iballë, por edhe shumë ura; në Mgulle, në fshatrat Berishë, Sakatë dhe zona të tjera në veri nga prurjet e larta të lumenjve. Emergjencat Civile vijojnë që të ndjekin situatën që po zhvillohet duke marrë masat përkatëse.
Situata në Kukës
Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 04.12.2017 ora 07:00. është si më poshtë: Situata klimaterike: Në Qarkun e Kukësit gjate orëve të para të mengjesit të datës sotme kemi pasur reshje dëbore mbi lartësinë 800 m ku në rajonin e Q.Shllakut e Valbonë lartësia e saj aktualisht është 30 cm.
Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meteorologjik Kukës kemi këto të dhëna:. Temperatura aktuale: 4.2 gradë celsius. Temperatura minimale: 4.0 gradë celsius. Era qetësi. Sasia e reshjeve nga ora 06:00 datë 03.12.2017 deri në orën 06.00 datës 04.12.2017 është 15.4 mm. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Siguria e jetës: Nuk kemi pasur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë Qarku. Rrugët ,urat: Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Është punuar gjatë natës nga firmat kontraktore në pastrimin e dëborës e me borëpastruese e hedhjen e kripës. Janë vënë në punë 19 borëpastruese e 74 punonjës të firmave kontraktore.
Energjia elektrike: I gjithë Qarku është furnizuar me energji elektrike me përjashtim të fshatit Brisë Nj.A Lekbibaj me 15 abonentë. Hidrovorët, uji, lumenjtë: Nuk kemi probleme në drejtim të objekteve me rrëzikshmëri cilët janë nën kontroll.
Rezervuarët: Aktualisht nuk kemi probleme në rezervuarët dresa: Sheshi “Skënderbej” ; Nr. tel 0242 2378; Email: [email protected]; http://prefekturakukes.gov.al/ Spitalet: Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk kemi emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike. Shkollat: Ka vazhduar proçesi mësimor në të gjithë Qarkun me përjashtim të Shkollës së Mesme të Bashkuar ,fshati Fshat, Nj.A Grykë-Çaj e shkollës së ciklit Ulët fshati Domaj e Nj.A Bicaj të bashkisë Kukës.
Banesat: Aktualisht nuk ka probleme ne banesa. Forcat e mjetet e perdoruraaktualisht për datën 04.12.2017 . 1.Prefektura 5 forca e 1 mjete. 2.Bashkia Kukës 16 forca e 1 mjete. 3.Bashkia Tropojë 8 forca e 1 mjet. 4.Bashkia Has 9 forca e 1 mjete. Total Bashkitë 38 forca e 4 mjete Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve 74 forca e 19 mjete. Gjithsej si Qark 112 forca e 23 mjete. Tokat bujqësore,blegtoria: S’kemi probleme. Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse.
Bashkia Shkoder
Akse te pakalueshme:
1.Aksi Qafe Thore-Theth 50cm debore, ka rreshqitje guresh dhe dherash dhe dalje te perrenjve ne rruge i pakalueshëm.
2. Aksi Shkoder-Breg Lumi ne vendin e quajtur Mali Shoshit ka rreth 30 cm debore (I kalueshem me veshtiresi); i kalueshem vetem me zingjire.
3.Theth-Bregu I Lumit I bllokuar ka rreth 20cm debore, ka rreshqitje dheu dhe guresh
4.Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njesive Shosh, Shale, Theth dhe Pult, sepse ka keputje te linjave nga era. Ne Njesine Administrative Pult eshte demtuar plotesisht Ura prej druri qe lidh fshatrat Mgulle dhe Pog.
Bashkia Koplik (Malsia Madhe)
1. Aksi rrugor Gropat e Selces-Vermosh I kalueshem me zinxhire ka rreth 50cm debore; po punon një borëpasatruese për ta mbajtur hapur kete aks.
2. Aksi Boge-Theth I bllokuar ne Qaf Thore
Bashkia Vau Dejes
Rruga Muri Turkut – Cukal, e bllokuar, ka mbi 30 cm debore. Akset tjera janë të kalueshme pa probleme. Nuk ka energji elektrike në fshatin Shllak.
Bashkia Pukë – Fushë Arrës
1.Aksi rrugorë Qafë Mali ka rreth 15 cm dëborë po punojn borpastrueset edhe në këto momente kalohet pa probleme.
2. Aksi rrugor Qafë Mali –Dardh –Fierzë ka rreth 30 cm dëborë po punojn borpastrueset edhe në këto momente kalohet me zinxhirë pa probleme. Reshjet e borës janë me ndërprerje
3. Aksi rrugor Qafë Qelë – Fushë-Arrëz , Aksi rrugor Hadroj – Qafë-Benë nuk ka probleme as renie debore mirembajtesit janë në gatishmeri në rast rënie gurësh ,dherash,etj.
4. Aksi rrugorë Fushë-Arrëz - Iballë , ka 15 cm dëborë e kalueshme me zinxhirë. Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.
Aktualisht ne Puke, Shkoder, M.Madhe, Vau Dejes nuk ka rreshje, në lartësinë mbi 1500 m ka rreshje debore.
Ne Bashkine Fushe-Arrez janë evidentuar këto probleme:
1- Shkolla 9- vjeçare dhe e mesme e fshatit Iballe eshte jashtë funksionit,
2- Shkolla 9-vjeçare Fierze është jashtë funksionit pasi edhe në këtë shkollë, është totalisht e dëmtuar soleta
3- Është dëmtuar pjesërisht çatija e shkollës Dardhë,
4- Është dëmtuar pjesërishtë çatija e godinës së Nj. A Iballe nga shiu dhe erërat e forta.
5- Janë dëmtuar disa linja të tensionit të ulët, si rrjedhojë në disa fshatra të Njësive Administrative Iballe, Fierze, Blerim dhe Qafë-Mali nuk ka pasur energji elektrike.
6- Janë dëmtua disa ura këmbësore, si në fshatrat Berishë Vendi, Berishë Vogel, Levoshë-Ludricë të Njësisë Administrative Iballë, dy ura këmbësore në fshatin Sakatë, Njesia Administrative Blerim, janë dëmtuar dy ura këmbësore në fshati Aprrip Guri, Njësia Administrative Fierzë, një urë këmbësore në lagjen Bardhet, një ure këmbësore në fshatin Lumbardhë, një urë këmbësore në fshatin Orosh dhe një urë këmbësore që lidh fshatrat Armiraj e Sërriqe Njësia Administrative Qafë-Mali.
7- Është dëmtuar një urë me tumbina në rrugën Përroj i Kënetës Iballë, janë dëmtuar 2 ura në lagjen Koprat- Qendër Iballë, në lagjen Kabash- Qendër është dëmtuar një urë auto dhe një urë në lagjen Breglumi-Qendër.
8- Rruga Levoshe-Ludric e Njësisë Iballë është e pa kalueshme pasi është demtuar ura dhe ka rreshqitur një segment prej 50 m i kësaj rruge.
9- Janë dëmtuar 2 ura auto në lagjet Likaj dhe Marinaj të fshatit Qafë-Mali Njësia Administrative Qafë-Mali.
10- Rruga Berishe Vendi - Race- Qafa e T'Mugut është e pa kalueshme pasi ujërat e shiut kanë vershuar nëpër rrugë duke shkaktuar gërryrje si dhe pothuajse në të gjithë gjatesinë e rruges ka rënje inertesh.
11- Ka dëmtim të pjesshëm të rrugës Shopel -Iballe në një segment prej 40 m.
12- Janë demtuar disa ujesjellësa në fshatin Iballë Nj. A Iballe, ujësjellësi në fshatin Dardhë i cili ka një dëmtim të pjesëshëm.
13- Në fshatin Iballë është dëmtuar një shtëpi banimi e shtetasit Kol Martin Zmajli e cila ka pësuar çarje të mureve si pasoj e rreshqitjes se tokës.
14- Janë dëmtuar më tej dy banesa në lagjen Marinaj fshati Qafë Mali, pasi ka rreshqitje të tokës dhe pothuajse janë të pa banueshme dhe të rrezikshme për të banuar.
15- Është dëmtuar çatia e baneses së shtetasit Mark Marku në fshatin Armiraj Nj.A Qafë-Mali.
16- Është demtuar 1 dynym tokë bujqesore në Ludricë dhe 2 dynym në Koprat të fshatit Iballë.
17- Ka dëmtim në Q. Shëndetësore në Fshatin Porav Nj. A Fierzë.
18- Është dëmtuar kanali ujitës i fshatit Mezi, kanali ujitës i fshatit Arstë dhe kanali vaditës i fshatit Fierzë Nj. A Fierzë.
19- Është dëmtuar segmenti rrugor Fierz-Bugjon, e cila është bërë e pakalueshme si rrjedhojë e gërryerjeve dhe e rënjes së inerteve .
20- Ka shembje të tokës në pronesi të familjarit Gjergj Ukshini fshati Fierz dhe dëmtim toke të shtetasit Fatmir Marku fshati Arest Nj. A Fierzë.
21- Në të gjitha rrugët rurale të Nj.A të Bashkisë ka gërryrje dhe rënie inertesh.
22- Gjatë natës që kaloj ka patur reshje dëbore deri ne 15 cm në lartësitë mbi 800 m dhe në disa segmente të rrugës Fushë-Arrez -Iballë deri në 50 cm, por që nuk ka shkaktuar bllokim të qarkullimit të mjeteve.
Një grup pune i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Shkoder është nisur në bashkisë Fushë Arrëz për të verifikuar problematikat e listuara më sipër.
OSHEE Rajoni Shkoder: ka 1 fider dhe 9 kabina te tjera jashte pune , zonat pa energji: F- Aliaj Bajze /Koplik, ne F-4 Koman (2 kabina) si dhe F-8 SH-2(1 kabine),ndersa ne F-17 ,SH-2 eshte me defekt vetem nje kabine me 5 abonente ,dhe nje abonent privat ne F-Shengjin,F- Bajze (5 kabina).
dy.b/shqiptarja.com










