Jul Deda ironi me Bashën: "Të
poshtrit" që s’të duan, nuk punuan

Jul Deda ironi me Bashën: "Të<br />poshtrit" që s’të duan, nuk punuan
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, njëkohësisht humoristi i njohur, Julian Deda, parashtron një sërë pyetjesh për rezultatin katastrofik që pësoi PD në zgjedhjet e 25 qershorit, ku humbi 200 mijë vota.
 
Duke mos fajësuar kundërshtarët e Bashës për rezultatin, te cilët sipas tij nuk morën asnjë detyrë nga Basha, Deda shkruan se ishte një gafë e lidershipit të PD mos përfshirja e tyre në këtë proces.
 
Më tej, ai komenton dhe garën e hapur në PD për kreun e ri, duke thënë se nuk mund të quhet e tillë.
 
Reagimi i plotë ne rrjetin social:
Kam 4 vjet, qe bej opozite me mundesite e mija. Kam 4 vjet qe perkrah opoziten dhe ne veçanti PD ne aksionet e saj, sepse me dukeshin dhe akoma me duken te drejta. Nuk kam asnje fije pishmanlleku per kete dhe madje do vazhdoj ta bej, perseri me aq mundesi sa kam.
 
Gjate fushates, sigurisht mbeshteta opoziten edhe pse nuk isha fare dakort me perberjen e listes, kete e kam shprehur hapur dhe nuk e fsheh.
 
Gjithsesi isha aty, sepse mendoj se rilindja eshte fatkeqesi per kete vend. Duke patur parasysh programet respektive, jam i bindur se e djathta mund ta qeveriste shume me mire vendin. Por perfundimin e shohim me sy te lire. PD i humbi zgjedhjet.
 
Mund te themi 1000 te zeza, si vjedhje apo blerje vote, presione etj etj, por ajo qe nuk deshifroj dot eshte, se ku kemi gabuar ne?
 
Çfare eshte bere gabim, qe jemi 200 mije vota me pak? Ky gabim eshte bere me qellim apo nga paaftesia? Ne te dy rastet eshte skandal.
 
Mund te themi se ata “te poshtrit” qe nuk duan Bashen nuk punuan? Me falni po cila eshte detyra qe iu dha dhe ata nuk e zbatuan? Nese mos angazhimi i tyre na ka sjelle rezultatin me 200 mije vota minus, atehere keta qenkan te rendesishem, paskan vota, dhe une do e quaja gafe te lidershipit mos perfshirja e tyre ne kete proces.
 
Pra kemi te bejne me nje ton pyetje, te cilat te çojne te analiza, e cila per menimin tim duhet te ishte bere para zgjedhjeve te kryetarit. Se per çfare do votojne anetaresia e PD? Per ate qe beri çfare, apo per ate qe çfare do beje? Paqartesi e madhe.
 
E megjithate kjo force politike, qe po perjeton ditet e saj me te ngaterruara, eshte futur ne gare per liderin. Por a kemi te bejme me nje gare? Une mendoj jo tamam.
 
Nejse, ndjese se bera shume pyetje, por po te rilexoni 5 fjalite e para te ketij statusi, do kuptoni se kam te drejte te pyes dhe pse jo, si anetar i keshillit kombetar te PD te marr edhe pergjigje.Tung.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre