Jul Deda uron gruan për 10-vjetorin
e martesës, i bashkohet Zef Deda

Jul Deda uron gruan për 10-vjetorin<br />e martesës, i bashkohet Zef Deda
Aktori i humorit Julian Deda feston sot 10-vjetorin e martesës me gruan e tij Armandën.

Ai i ka dedikuar bashëshortes së tij një urim të ndjerë në Facebook, ku i premton asaj që edhe pse gjërat nuk kanë ecur sipas parashikimeve, ai 'e do atë si ditën e parë dhe do të kalojnë bashkë çdo sekondë, deri në fund të misionit të tyre njerëzor'.

Deda e mbylli urimin duke përdorur një 'gjuhë me kode' siç përdoret zakonisht nga adoleshentët e dashuruar dhe me siguri vetëm Armanda di ta deshifrojë. 

Çifti ka marrë urime të përzemërta edhe nga ana e mamasë së Julianit dhe babait të tij, aktorit të njohur të humorit Zef Deda.

Juliani dhe Armanda po e festojnë përvjetorin e martesës në Turqi, ku edhe po kalojnë pushimet e verës së bashku me dy fëmijët e tyre.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

24/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike