Julian Assange nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, të paktën për momentin

Julian Assange nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, të paktën për momentin

Julian Assange

Julian Assange nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, të paktën për momentin. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë e Londrës që këtë mëngjes ka pranuar pjesërisht apelin e fundit të 52-vjeçarit australian për të shmangur transferimin në Amerikë, ku akuzohet me 18 pika akuzash dhe rrezikon, teorikisht, deri në 170 vite burg për marrjen dhe  publikimin nga Wikileaks të dokumenteve konfidenciale të ushtrisë amerikane dhe të kabllogrameve diplomatike.

Gjykata ka vendosur që vendimi për ekstradim mund të rishikohet pjesërisht nga Gjykata e Lartë më 20 maj, përveç nëse Shtetet e Bashkuara nuk dëshmojnë qartë se aktivistit i garantohet "amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane" dhe "mos-përdorimi i dënimit me vdekje".

Prokurorët amerikanë thonë se zoti Assange ndihmoi analisten e inteligjencës së ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që ‘WikiLeaks’ publikoi më vonë, duke vënë në rrezik jetët.

Për mbështetësit e tij, zoti Assange, me origjinë australiane, është një hero që zbuloi abuzimet e qeverisë me pushtetin duke bërë publike dokumente sekrete të diplomacisë dhe ushtrisë amerikane. Për kritikët e tij, ai është një kriminel që minoi sigurinë e Perëndimit dhe rrezikoi jetët e njerëzve në shumë vende duke zbuluar sekrete.

Problemet ligjore të Julian Assangit filluan në vitin 2010, kur ai u arrestua në Londër me kërkesë të Suedisë, e cila donte ta merrte në pyetje në lidhje me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual të bëra nga dy gra. Në vitin 2012 ai shkeli rregullat e lirimit me kusht duke mos u paraqitur në gjykatë, e cila kishte vendosur të lejonte ekstradimin e tij në Suedi, dhe kërkoi strehë brenda Ambasadës Ekuadoriane në Londër, ku autoritetet britanike nuk kishin autoritet të ndërhynin.

“Nuk kërcënohet vetëm WikiLeaks, por rrezikohet edhe liria e shprehjes dhe shëndeti i të gjitha shoqërive tona”, tha ai në vitin 2012 duke iu drejtuar mbështetësve nga ballkoni i Ambasadës së Ekuadorit në Londër ku rrinte i izoluar.

Arrestimi i tij brenda Ambasadës së Ekuadorit në Londër u bë i mundur në prillin e vitit 2019 pasi u dëmtuan marrëdhëniet e tij me qeverinë ekuadoriane.
Në nëntor të vitit 2019 Suedia hoqi dorë përfundimisht nga hetimet për krimet seksuale sepse kishte kaluar shumë kohë. Ai tani përballet me 17 akuza nga Shtetet e Bashkuara për spiunazh për publikimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane në faqen e tij të internetit, Wikileaks.

Julian Assange tani ndodhet në betejen e fundit ligjore për të shmangur ekstradimin në SHBA.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…