Mëngjesi i kësaj të mërkure e zgjoi aktorin e humorit Julian Deda për të qenë pjesë e emisionit Rreze Dielli në Report Tv. Duke e nisur bisedën menjëherë me të qeshura, pyetjes nga moderatorët se pse dukej pak i përgjumur, aktori i përgjigjet se i ka sytë e kuq nga pagjumësia dhe jo sepse ka marrë drogë. Por sipas tij është e vërtetë që një pjesë e mirë e emrave të njohur të ekranit në vendin tonë drogohen dhe kjo është e padiskutueshme.
Nuk i kam sytë e kuq nga droga, i kam se fle vonë dhe zgjohem herët. Kujtojnë njerëzit se të gjithë ne marrim drogë. Ka edhe që marrin, por unë nuk i përkas asaj kategorie. I kamsytë e skuqur vetëm nga pagjumësia , se bie vonë dhe zgjohem herët, dhe kjo ndodh gjithmonë. Mesa duket nuk kam nevojë për shumë gjumë se drekën nuk fle. Jam serioz në këtë çështjen e drogës, ka edhe aktorë, ka edhe politikanë, ka këngëtarë, padiskutim. Pse kush e merr këtë që shitet, dikush e përdor , nuk shkon dëm. Unë jo vetëm se kam provuar, por nuk kam pasur as interes. Por sado që ta them unë këtë , nuk do e besojnë njerëzit. që drogohenUnë jam gjysëm i droguar vetë. Ka edhe që pinë, por unë jo.
Julian Deda, aktor