Julian Dedës i bllokojnë FB pas
kritikave, gazetari: Fytyra e PD sot

Julian Dedës i bllokojnë FB pas<br />kritikave, gazetari: Fytyra e PD sot
Aktorit të njohur dhe njëherazi anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, prej mbrëmjes së kaluar i është bllokuar profili i tij në rrjetin social Facebook. 

Faqja e Julit nuk ekziston më në Facebook, ndërsa aktive është vetëm Fan Page me të njëjtin emër.

Sipas gazetarit Bledian Koka, shkak për mbylljen e profilit të Julian Dedës janë bërë raportimet që i janë bërë faqes, pas kritikave të tij në adresë të lidershipit demokrat, pas humbjes së PD në zgjedhje. Koka fajëson PD-në, duke ngritur dyshime se sulmet ndaj Facebook-ut kanë ardhur me urdhër nga "lart". 

Postimi i Bledian Kokës 
"Fytyra e PD-se sot...
Miq ky eshte telefoni personal i Julian Dedes. Ka 3 dite qe llogaria e tij personale ne Facebook eshte e bllokuar dhe eksperte thone qe kjo ka ndodhur si pasoje raportiveve te panumerta qe i jane bere kesaj faqje gjate diteve te fundit. Nuk eshte e veshtire per tu kuptuar se nga ka ardhur sulmi dhe kush e ka urdheruar. Nen urdherat e drejtuesit te "tokes se shenjuar", fjala e Julit duhej ngrire qofte edhe per disa dite, per disa ore apo disa minuta. Juli dhe une kemi replikuar ne 4 vitet e fundit cdo dite, cdo ore, cdo minute me llogarite e panumerta te Rilindjes, por ne keto 4 vjet kurre nuk kemi patur nje sulm te tille. Kur mendonim se i kishim pare te gjitha, realisht skishim pare asgje. Kur mendonim se meritonim te pakten nje fije respekt, thjeshte po marrim mbrapsh shume balte, balte dhe sefundmi edhe raportime per te mbyllur gojen. Baltaxhinjte me balte nuk ia mbyllin dot gojen Juli, mua jo e jo... Ne e kemi qellim vetvete te verteten, ata kane balten...si dje, si sot, si neser! Urime, ia dolet per 3 dite, po per 4 vjet si do ia beni?!...
p.s...per gjithçka tjeter ka servile pa fund..."


julian deda
(Postimi i Bledian Kokës në Facebook)

Aktori i njohur ka qenë pjesë e grupit kritik ndaj Bashës të cilët i kërkojnë atij të japë dorëheqjen në vend të ngrirjes së funksioneve dhe bërjen e zgjedhjeve të ndershme për kryetarin e ri demokrat. 

Edhe vetë aktori ka shkruar në Fan Page-n e tij për bllokimin e faqes së Facebook, duke ngritur shqetësimin se dikush i ka raportuar profilin. 

"Te dashur miq. Profili im ne facebook, eshte bllokuar por momentin. Nuk e di arsyen. Sipas gjitha gjasave dikush ka nderhyre duke raportuar profil tim te vetem si fallco. Per kete arsye, facebook me kerkoi te dhenat e mija personale. Tani jam ne pritje te zhbllokim te profilit. deri ne ate moment, do komunikojme nepermjet Fan Pages, pra ketu. 
P.s. Nese dikush ja ka idene se per cfare behet fjale te me sqaroje. Faleminderit". 

julian deda
(Postimi i Julian Dedës në Facebook)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre