Në fund të takimit të Eurogrup në Bruksel, Juncker deklaroi se "Nuk më pëlqejnë deklarata të tilla, që në mënyrë të vazhdueshme nxisin kërcënimet ndja Greqisë”.
Më pas Juncker kujtoi se në dy vjet partnerët europianë kanë dhënë 148 miliardë euro për të mbështetur Greqinë, dhe se BE-ja është e vetëdijshme për përpjekjet e bëra nga qytetarët grekë, por kjo nuk është koha për të ndërprerë përpjekjet për realizimin e reformave.
“Është koha që të ketë një debat substancial për mundësitë e rritjes ekonomike” Theksoi Juncker.
Nderkaq agjencia e vlerësimeve Moody ka ulur vlerësimet e saj për 26 banka italiane. Moody përmes një deklarate thekson se "vlerësimet për bankat italiane janë tashmë ndër më të ulëtat brenda vendeve të përparuara evropiane, duke reflektuar ndjeshmërinë e këtyre bankave ndaj mjediseve negative në Itali dhe Evropë."
Moody tha se perspektiva për bankat është "negative", një shenjë kjo që mund të sjellë degradim tjetër për bankat.
(jd/shqiptarja.com)