Juncker: Përpjekjet e Trump për të ndarë Evropën janë të kota, BE është e pandashme

Juncker: Përpjekjet e Trump për të ndarë Evropën janë të kota, BE është e pandashme

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Juncker e dha këtë mesazh në prag të udhëtimit të tij në Uashington Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndarë BE-në në tregti “janë të kota”. Juncker e dha këtë mesazh për presidentin amerikan, Donald Trump, në prag të udhëtimit të tij në Uashington, javën e ardhshme.

Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, Juncker tha se do të përpiqet ta bindë Trumpin që t’i heqë tarifat mbi importet nga Evropa. “Bashkimi Evropian dhe tregu i tij i vetëm janë të pandashëm”, tha Juncker, i pyetur për ofertën e presidentit amerikan për marrëveshje dypalëshem, raporton rel. “Të gjitha përpjekjet për të ndarë evropianët janë të kota”, tha Juncker.

Trump ka vënë taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% në alumin, në muajin mars, por ka bërë përjashtime të përkohshme për BE-në dhe disa partnerë të tjerë tregtarë, derisa bisedimet kanë vazhduar. Këto përjashtime janë hequr në fillim të qershorit, duke nxitur tarifa hakmarrëse nga BE-ja. Trump ka thënë se po shqyrton vendosjen e tarifave edhe mbi makinat evropiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë