Mbyllja e bankave greke dhe deshtimi i arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e krizës së borxhit ka shkaktuar një sërë reagimesh nga autoritetet euorpiane një ndër të cilët ka qënë shumë i ashpër ndaj athinës. Kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker sulmoi qeverinë greke duke thënë se ndihej i tradhëtuar nga egoizimi i treguar prej Athinës në bisedimet për krizën financiare."Personalisht, bëra gjithë çfarë ishte e mundur për të lehtësuar arritjen e marrëveshjes", tha ai gjatë një konference në Bruksel, por shtoi se propozimet greke u "vonuan" ose "u tjetërsuan qëllimisht". 

"Negociatat nuk ishin një lojë pokeri ku ose fiton ose humbet gjithçka”,- deklaroi Juncker duke shtuar se bisedimet ishin shkelur në mënyrë të njëanshme nga vendimi i kryeministrit grek Tsipras për të mbajtur një referendum me 5 korrik. Vullneti i mirë shteroi i gjithi; egoizmi dhe manovrat taktike apo populiste mbizotëruan përballë gjithë sforcove të bëra. Ndihem i tradhëtuar për shkak se nuk u morën në konsideratë përpjekjet e mia personale dhe ato të të tjerëve. Europa funksionon nëse punohet për interesin e përbashkët e jo nëse kthehet në teatrin e përplasjeve mes interesave kombetare", -tha Juncker. 

Në opinionin e eurodeputetit Juncker, bisedimet u shembën në mënyrë të njënashme nga njoftimi i kryeministrit grek Aleksis Tspiras për mbajtjen e referendumit në 5 korrik. Lëvizja e Tsipras i dha një kthesë të beftë zhvillimeve dramatike të kësaj fundjave. Fill pas deklaratës së shefit të ekzekutivit, radhë të gjata njerëzish u krijuan përpara bankomateve në Greqi.
 
Ndërkohë reagime të tjera kanë ardhur nga:
 
Kancelarja gjermane Angela Merkel : "Gjeni një kompromis"
Angela Merkel duke kërkuar një zgjidhje thotë : "Në qoftë se dështon euro , dështon Europa. Ajo shton : Europa duhet të jetë në gjendje të gjejë një kompromis për të përballuar sfidën. "Humbasim apo fitojmë jemi të gjithë së bashku" Drejtori i FMN Christian Lagarde ka shprehur zhgënjimin për rezultatin  jo bindës që Greqia arriti në bisedime me Brukselin për marrëveshjen." Ne do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet , për të rivendosur stabilitetin ekonomik keni nevojë për një qasje të balancuar "- tha ai
 
Ministri i jashtëm grek Varoufakis: "Zgjidhja është në duart e Angela Merkel"
Në një intervistë për revistën gjermane Bild  ministri i jashtëm Varofakis shpjegoi se mes liderëve të vendeve anëtare të Europës Angela Merkel si një ndër figurat më në zë të unionit e ka çelësin e zgjidhjes shpresojmë që ta vërë në përdorim. Më pas për sa i përket referendumit ai tha  “Nuk mund ta pranonim propozimin e BE por për rëndësinë e zgjedhjes për të ardhmën e Greqisë nuk mundëm as ta refuzonim. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm të arrijmë kthesën për qytetarët tanë .
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)