Trajneri i Kombëtares Shpresa, Redi Jupi e nis pozitivisht aventurën me ekipin U-21, teksa mori një barazim përballë Izraelit 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa”.
 
Kuqezinjtë i shpëtoi nga humbja Endri Çekiçi me një gol të shënuar 7 minuta nga fundi me penallti, të cilën e fitoi Milot Rashica duke barazuar golin e miqve me Hugin në 28'.
 
Për shumë minuta Shqipëria luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Avdiajt, ndërsa në pjesën e parë talenti lushnjar që luan me Interin, Rei Manaj doli i dëmtuar.
 
Më datë 8 Shqipëria zhvillon ndeshjen e dytë me Portugalinë.




d.b/shqiptarja.com