Bajerni i Mynihut sipas të gjitha gjasave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të ballafaqohet me Realin, ndonëse madrilenët duhet ta konfirmojnë kalimin në mesin e katër skuadrave më të mira të Evropës në ndeshjen e sotme kundër Apoelit.
Por trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes beson se skuadra e tij ka shumë shanse për t’u kualifikuar në finale. “Dy klubet spanjolle, Barcelona dhe Reali sigurisht që ende janë superiore në krahasim me ne. Megjithatë, në garat e tilla me dy ndeshje mund ta eliminoni çdokënd, madje edhe Real Madridin”, ka thënë Hejnkes.
“Ndeshjet kundër Realit do të jenë kulmi i këtij edicioni. Bajerni ka një traditë pozitive në sfidat kundër madrilenëve dhe unë kam besim se do jemi në finale e Mynihut” shtoi bavarezi.(rb/shqiptarja.com).
/Shqiptarja.com