TIRANE-Kompania e huaj, e përzgjedhur për të rritur performancën e Doganave shqiptare, duket se është “e përkëdhelur” e qeverisë shqiptare.
Shifrat që mendohet se do të sjellë ajo si fonde shtesë në arkën e shtetit duket të jenë minimale, në krahasim me pagesat që do të bëhen nga buxheti i shtetit. Ndërkohë, shërbimi legjislativ i Kuvendit të Shqipërisë ka paraqitur dje përpara deputetëve një opinion, sipas të cilit projektligji për asistencën e shërbimit doganor nuk kontribuon në afrimin e legjislacionit shqiptar në këtë fushë me atë të BE-së.
Ligji
Njësia e përafrimit të legjislacionit në përbërje të Shërbimit legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë ka dhënë një notë negative për projektligjin e qeverisë, sipas të cilëit është përzgjedhur kompania britanike “Croën Agents” për të rritur përformancën e doganierëve shqiptarë në vitet e ardhshme. Qëllimi i projektligjit është të ofrohet shërbimi i asistencës ndaj administratës doganore të Republikës së Shqipërisë sipas standardeve të Bashkimit Evropian, vihet në dukje në dokument. Por, sipas Dedë Kasnecit dhe Amanda Karapicit, juristët e kësaj Njësie, legjislacioni parësor parashikon bashkëpunimin Shqipëri-BE për të arritur përafrimin e sistemit doganor shqiptar me atë të BE-së. Opinioni vijon duke konstatuar se “projektligji në vetvete nuk synon përafrimin me legjislacionin parësor dhe dytësor të BE-së dhe për pasojë përputhshmëria e tij me ‘acquis’ të BE-së është e pazbatueshme”.
Ky opinion nga juristët e Kuvendit nuk duket të jetë marrë parasysh nga anëtarët e mazhorancës në komisionet parlamentare, por do të shprehet patjetër në seancën plenare ku të shqyrtohet projektligji.
Pagesa
Eksperienca bullgare me kompaninë “Croën Agents” ka sjellë që, në 3.5 vite, doganat bullgare kanë dyfishuar të ardhurat. Të ardhurat nga investimi i kryer kanë njohur përmirësim të ndjeshëm, madje vlerësohet se një program reforme ndër më të suksesshmit në dogana. Deklaroi kështu dje ministri i Financave Shkëlqim Cani. Sipas tij, situata ekonomike në vend nuk është aspak e mirë.
“Pavarësisht nga argumentet boshe të ish-qeveritarëve, mbi supet e shqiptarëve rëndon një ekonomi e plagosur rëndë në disa drejtime. Kjo situatë kërkon ndreqje urgjente dhe ne po marrim masa po urgjente, sa në njohjen e plotë të situatës reale, aq edhe në veprime që do e sjellin ekonominë në rrugën e duhur”, u shpreh kreu i Financave. Sipas të cilit, projekti është serioz, shumë rigoroz, i dobishëm dhe rezultativ e praktik për vendin, si nga aspekti i kostos së përgjithshme, ashtu dhe nga aspekti i treguesve kushtëzues të performancës.
Cani ka paraqitur elementet bazë të kontratës, që kanë të bëjnë me pagesën. Ai ka treguar se në projektligj është parashikuar pagesë 75% sipas kontratës në mënyrë të pavarur nga rezultatet. Ndërkohë, 25% i mbetur do të ndahej në 10% për rritje të të ardhurave doganore me 90 milionë euro shtesë në buxhet, 10% lidhur me numrin e kontrolleve dhe kapjeve, si dhe 5% e pagesës është e lidhur me kualifikime, trajnime, etj., gjatë punës, të specialistëve tanë të doganave nga ekspertët e “Croën Agents”.
Llogaritja
Një rritje me 90 milionë euro në vit do të thoshte 10% shtesë e të ardhurave nga Dogana, që vitin e kaluar solli në arkën e shtetit 917 milionë euro. Kjo duket një pagesë shumë bujare, po të mendosh se drejtorja e re e administratës doganore sapo shpalli se ka rritur me 5% të ardhurat gjatë muajit të kaluar, pa asnjë kontribut nga “Croën”, pasi ende nuk ka hyrë marrëveshja në fuqi.
Nga ana tjetër, duket qartë se 90 për qind e pagesës është e palidhur me performancën e kompanisë britanike, duke qenë se 5% do të jepet për trajnime dhe 10% për kontrolle të përbashkëta dhe vetëm 10% mbetet e lidhur me performancën.
Të gjitha këto përllogaritje përfshihen në aneksin “C” të kontratës, që ende nuk u është dhënë deputetëve, por që u “dekonspirua” jo tërësisht nga kreu i Financave Cani. Kjo do të thoshte që, nga 4.25 milionë euro në vit që është kontrata, vetëm 425 mijë do të jenë “të diskutueshme”, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet tërësisht, pavarësisht nga performanca.

Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kokëdhima: Një kontratë e drejtë dhe e lirë për doganat