TIRANE- Prerja e pensioneve të Entit të Sigurimeve Agrare (OGA) në Greqi, ka sjellë shqetësim dhe revoltë në radhët e minoritarëve që jetojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi.
Nëpërmjet organizatave të tyre, në të cilat minoritarët janë integruar, kanë protestuar, por edhe kanë kërkuar që kjo “padrejtësi” që u është bërë nga shteti grek të rivihet në vend. Ata kanë bërë manifestime proteste të shumta, si edhe përpjekje të vazhdueshme të takohen me zyrtarë të lartë të shtetit grek, deri edhe me kryeministrin Samaras dhe dy “kryeministrat e tjetë të vegjël”, Venizelos dhe Kuvelis, por deri tani të gjitha përpjekjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Përpos pretendimeve të tyre etnike, se me prerjen e pensioneve shteti grek u bën padrejtësi dhe nxit “shqiptarët” që të “shqiptarizojnë Vorio- Epirin, si edhe qarqet politike nacionaliste shqiptare të kenë pretendime territoriale ndaj Greqisë!”, ata kanë kërkuar edhe ndihmën e personaliteteve të njohura politike e juridike në lidhje me këtë çështje.
Shumë deputetë të parlamentit grek, të të gjitha forcave politike kanë ngritur zërinnë lidhje me këtë çështje. Pirro Dhima është në krye të atyre deputetëve, të cilët po përgatisin një amendament për ta paraqitur në parlamentin grek, në lidhje me rikthimin e pensioneve. Në këtë përpjekje marrin pjesë një numër jo i vogël deputetësh nga të gjitha forcat politike, por duket se Pirro Dhima dhe deputetët e tjerë, nuk dëshirojnë firmosjen dhe përkrahjen e kësaj iniciative nga deputetët neonazistë të Agimit të Artë.
Nga ana tjetër shumë juristë të njohur grekë, deklarojnë se prerja e pensioneve të OGA, përbën shelje ligjore, pavarësisht se vihet në vend një padrejtësi po ligjire, e cila kishte të bënte me mënyrën e përfitimit të këtij pensioni nga minoritarët vite më parë.
Për juristët konsiderohet shkelje ligji prerja arbitrare e pensioneve që në fillim të këtij viti, pasi ligji është miratuar në parim nga parlamenti, në paketën kryesore ligjore të memorandumit 2 të imponuar nga Trojka Europiane dhe jo nen për nen në veçanti. Kështu që sipas tyre prerja e pensioneve, pavarësisht trukeve ligjore të gjetura për të justifikuar një veprim të tillë, pa u miratuar ligji, përbën shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut. Bile disa juristë grekë, të punësuar prej disa organizatave të emigrantëve të mbështetura nga partia Agimi i Artë, do ta çojnë çështjen në Gjykatën Europiane.
EMIGRANTET SHQIPTARE HUMBASIN PENSIONET
Një numër shumë i madh emigrantësh shqiptarë e nga vende të tjera, rrezikohen seriozisht që të çojnë dëm përfundimisht vite e vite të tëra pune e sigurimesh shoqërore të paguara në shtetin helen.
Sipas ligjit të ri për sigurimet shoqërore në Greqi, që një shtetas i huaj nga vende të tjera jo anëtare të BE, të përfitojë pensionin në Greqi, duhet që në parë të ketë marrëveshje dypalëshe të nënshkruara ndërmjet shteteve të interesuara me shtetin helen.
Gjithashtu që një emigrant të përfitojë pensionin minimal në Greqi duhet që të jetë, 25 vjet rezident i ligjshëm, në vitet e fundit kur duhet të përfitojë pensionin dhe të ketë 20 vjet pune të siguruara.
Dhe atëherë, kur të mbushë moshën 67 vjeçare do të mund të përfitojë pensionin minimal, pasi të ketë hequr dorë, nga pensioni që mund të përfitonte në shtetin prej nga vinte.
Siç shikohet me një përllogaritje të thjeshtë shumica e emigrantëve shqiptarë humbasin përfundimisht vitet e punës, për të cilat kanë paguar shifra marramendëse në sigurimet shoqërore greke, me shpresën se dikur do të përfitonin pensionin e pleqërisë. Pasi me një përllogaritje shqiptarët hynë për herë të parë në Greqi në vitet 1991, ndërkohë që një pjesë e tyre, filloi të paguante detyrimet për sigurimet shoqërore në vitet 1998, kur filloi procesi i legalizimit cdhe ishin të detyrueshme pagesa e sigurimeve shoqërore që të legalizoheshin. Ndërkohë që shumica dërrmuese e emigrantëve filloi të paguante sigurimet shoqërore në fillim të viteve 2000, kuredhe nisiprocesi i dytë masiv i legalizimit.
Pra deri tani pjesa dërrmuese e tyre kanë 14, 15 vjet pune të ligjshme dhe me sigurime shoqërore të paguara, ndërkohë që mosha e pensionit po u afron, kriza ka shtuar papunësinë në kulm dhe emigrantët pushojnë së qeni të ligjshëm në Greqi, po qe se nuk janë në marrëdhënie pune, paguajnë detyrimet fiskale dhe shoqërore...
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com