Juristët për rigjykimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit! Vishaj: Vendimi i SPAK s’është i ligjshëm, kolegji do e rrëzojë! Hoxha: Kërkesa e drejtë, Mediu të provojë pafajësinë

Juristët duket se kanë arsyetime të ndryshme lidhur me kërkesën e SPAK, ndaj Gjykatës së Lartë për rihapjen e çështjes së Gërdecit kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut. Avokati Saimir Vishaj tha për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se sipas tij Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do ta rrëzojë këtë kërkesë duke thënë se s'ka kompetencë për këtë çështje. Sipas tij për ktë çështje kërkesa duhet ti dërgohet GJKKO.

“Kemi nene të të drejtës proceduriale kanë ndryshuar por çdo subjekt ka të drejtë të bëjë kërkesa për rishikim dhe rigjykim. Në këtë rast jemi përpara një vendimi të gjykatës së lartë të cilët kanë vendosur pushimin e çështjes që kanë pasur nën kompetencë. Ligji procedurial ka një klauzolë ku organi i akuzës mund të kërkojë rishikim por kolegji penal nuk ka kompentencë lëndore ta zgjidhë, sepse kërkesa lëndore duhet të jetë vetëm GJKKO.

Nuk ka më kompetencë kolegji i gjykatës së lartë për të rishikuar një vendim ndaj një ish të pandehuri sja njeh ligji. Jemi në një kolaps, unëmnedoj se nuk është një kërkesë e ligjshme kolegji do e rrëzojë.

Mundet që vetëm kërkesa e spak ti drejtohet GJKKO si gjykatë kompentente sepse të drejtën për ta parë këtë vendim e ka vetëm gjyqtari i senacës paraprake dhe ai është gjyqtari i krimeve të rënda i SPAK. Kolegji penal smund të veprojë kurrë në juridiksionin e gjyqtarit të seancës paraprake. Smundet spak të veprojë drejtpërdrejt në kolegj penal për këtë çështje.

Ngjarja eshte e rende kane humbur jeten femije. POor smund te paragjykoj si çeshtje. Ne fund fare kush ka dhene licence dhe kush ka gabuar te marri nje vendim. Ndoshta ata skethehen ne jete por nje demshperblim ato familje e duan. Kemi nje pasoje kriminale te madhe kemi shume viktima shume te plagosur duhet te pergjigjet dikush”, tha Vishaj.

Një qasje ndryshe ka juristi Arbër Hoxha. Ai tha se kërkesa është e drejtë pasi tashmë shkaku pezullues ka rënë dhe se ndjekja penale ndaj tij mundet që të vazhdojë për shkak se nuk është më deputet.

Për ne kërkesa është e drejtë shkaku pezullues ka renë, pasi ish ministri kishte një mandate deputeti pasi me kushtetutë duhet të pagëzonte imunitet. Në këto kushte kur ka rënë mund të ngrihet. Në optikën time nëse do të isha mbrojtësi i tij duhet të provonte të kundërtën pafajësinë e tij dhe jo të mund të fshihej pas një shkaku të tillë. Afatet janë të përcaktuara në kod penal që kanë të bëjnë me parashkrimin e veprës penale dhe në optikën time nuk janë parashkruar. Ajo duhet parë rast pas rasti sepse smund të flasim apriori për aq kohë sa sjemi njohur me praktikën, por për mediun mund të fillojë gjykimi”, tha ai.

Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për Mediun. Nga ai shpërthim i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. Zamira Durdaj tha se shpreson që nuk do të dalë e zhgënjyer nga drejtësia e re ndërkaq ka kërkuar që e gjithë dosja e Gërdecit të nisë nga e para.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë