Juristi i Berishës: Kryebashkiakut të Kuçovës t’i ndërpritet mandati menjëherë, nuk deklaroi dënimin nga Greqia në formular

 

Avokati i Sali Berishës, Franc Nuri në seancën e KQZ ku po shqyrtohet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, thotë se duhet t’i hiqet menjëherë. Ai thotë se nuk ka deklaruar dënimin në formularin e vetëdeklarimit, duke theksuar se nuk ka rëndësi sa është masa e dënimit, por ligji e detyron që ta deklarojë.

“E kemi depozituar si koalicion BF që në muajin prill të 2023 dhe prisnim që sot të vinim në këtë fazë. I qëndrojmë qëndrimit se mandati duhet ndërprerë menjëherë për shkaqet si vijon, nuk ka rëndësi masa apo lloji i dënimit, sipas ligjit ka rëndësi nëse kjo gjë është deklaruar apo jo në formular. A është i dënuar zotëria me vendim të formës së prerë? Prokuroria e Përgjithshme thotë po. A e ka deklaruar në formular? Përgjigja është jo. Çfarë parashikon ligji dhe vendimi i Kuvendit? Parashikon ndërprerje të menjëhershme të mandatit, qoftë edhe një vendim administrativ. Pak rëndësi ka masa e dënimit, rëndësi ka që vendimi është i formës së prerë dhe nuk është deklaruar”, tha Franc Nuri.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe juristi tjetër Altin Kazizaj.

"Në kushtet e një vendimmarrje edhe të Gjykatës së Lartë, në këtë rast jemi kryekëput për ndalimin e ushtrimit të funksionit publik për shkak të mos deklarimit në formularin e dekriminalizimit", tha Kazizaj.


Lajmi kryesor:

Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin për shkelje kufiri, KQZ nuk i ndërpret mandatin si kryebashkiak i Kuçovës! Celibashi: Nuk ka shkak ligjor


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar