Justina Aliaj rikthehet me një
koncert Live në Teatrin e Operas

Justina Aliaj rikthehet me një<br />koncert Live në Teatrin e Operas
Artistja Shqiptare Justina Aliaj do të prezantohet me një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Më shumë se katër dekada kanë kaluar qysh nga koha kur Justina Aliaj nuk është prezantuar para audiencës, si pasojë e asaj, që në kohën e komunizmit, ajo ishte dënuar me ndërprerjen e studimeve të artit dhe të njëjtën e kishin dërguar në prodhim.

Ishte një nga të dënuarat e festivalit të 11-të të këngës në Radiotelevizionin shqiptar.

Justina Alija pohon se performanca e saj që do të jetë më 6 qershor, në ora 20:00, kurse emocionet e saj mbi këtë ngjitje mund ti lexoni më poshtë.

“Ne Teatrin e Operas e Baletit , do të performoj Show-n tim Live . Kjo asht nata ma e shumëpritun e Jetës teme Artistike . Do t’ju dalë përballë mbas më shumë se katër dekadash , me tanë respektin e dashurinë e mallin e patreguem që kam për Ju.

Në këtë ngjarje të madhe une do të perjetoj shumë emocion , Vërtetësi e Pasion. Lus te madhin Zot që Ju do t’i lexoni këto ndjesi në Artin tem . Për mue erdhi çasti!”, shprehet artistja e njohur e muzikës dhe skenës shqiptare.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni