Sikundër pritej Juventusi ka kaluar pa problem Fiorentinën në “Seria A” duke marrë fitoren e pestë radhazi. Bardhezinjtë në “Artemio Franki” nuk janë kursyer dhe kanë mposhtur 0-3 skuadrën “vjolë”.
Zhbllokimi I rezultatit erdhi në minutën e 31, me Bentakur që pas një kombinimi me Dybalën u tregua I saktë në hyrje të zonës. Goli I dytë do të vinte nga kapiten Chielini I cili në të 69 dërgoi me vështirës topin në portë . Për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Cristiano Ronaldo që finalizoi saktë një penallti. Me këtë rezultat Juventusi e çon në 13 numrin e fitoreve në “Seria A”, teksa deri më tani vetëm në një rast e ka mbyllur në barazim.
Ndërkohë në “La Liga” Reali I Madrid ka ndryshuar faqe pas humbjes turpëruese kundër Eibar. “Los Blancos” në “Bernabeu” kanë marrë tre pikët përballë Valencia-s falë fitores 2-0. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 8-t pas një këmbëngulje të Carvajal që u finalizua me autogol. Ëass ngatërroi drejtim dhe devijoi topin në portën e tij. Sfida mbeti e mbërthyer me këtë rezultat për një kohë të gjatë, derisa Lucas në minutën e 83 bëri që tifozët të marrin frymë lirisht.
Në “Premier League” Manchester United e ka çuar në tre numrin e ndeshjeve pa fitore pasi ka barazuar 2-2 në fushën e Southampton. “Djajtë” e Mourinho-s në minutën e 20 e panë veten në disavantazh të dyfishtë, por falë golave të Lukaku-t dhe Herreira-s arritën që në fund të mos dilnin pa pikë. Një rezultat që e rendit përkohësisht në vendin e 7 Manchester United, që këtë sezon ulje-ngritjet I ka patur më së të shpeshta.