Mbrëmjes e së premtes janë zhvilluar dy ndeshje të Seria A, ku në sy bie supersfida mes Napolit dhe Juventus, ndërsa Roma priti në shtëpi SPAL-in.
Përballja Napoli-Juve ka patur interes të lartë pasi është ndeshje direkt për luftën e kreut të Seria A.
“Zonja e vjetër” tregoi se ka diçka më tepër duke e mundur Napolin 0-1 në fushën e këtyre të fundit.Për bardhezinjtë shënoi sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuan në minutën e 13’ dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja, pavarësisht se Napoli dominoi në këtë sfidë me qarkullimin e topit dhe krijimin e rasteve por pa konkretizuar.
Me këtë rezultat Juve ngjitet ne vendin e dytë me 36 pikë, një më pak se Napoli kryesues, ndërkohë po priten ndeshjet e tjera dhe rezultati që do arrijë Inter përballë Kievos.
Ndërkohë, më herët Roma mundi 3-1 SPAL-in, një ndeshje pa shumë histori për romanët të cilët kaluan në avantazh të trefishtë pasi doli me të kuqe mbrojtësi Felipe i SPAL.
Për Romën shënuan Dzeko në minutën e 19;, Strotman në të 32’ edhe Pellegrini në minutën e 53, ndërsa për miqtë ngushtoi rezultatin Viviani në minutën e 55’ nga pika e bardhë e penalltisë.
Roma renditet në vendin e 4-ërt në Seria A me 34 pikë.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com