Juve kampione e Italisë për herë
të 6 radhazi,një hap larg tripletës

Juve kampione e Italisë për herë<br />të 6 radhazi,një hap larg tripletës
Juventusi shpallet kampion i Italisë për herë të 6 radhazi duke kurorëzuar një sezon fantastik në Serinë A.
 
Në ndeshjen e javës së 37-të bardhezinjtë fituan ndaj Crotones 3-0 në stadiumin e tyre dhe në kuotën e 88 pikëve shpallen kampionë një jave nga fundi i kampionatit duke vendosur edhe një rekord më vete.
 
Skuadra e Allegrit e fitoi ndeshjen falë golave të Mandzukic dhe Dybala në pjesën e parë ndërsa në fund të takimit shënoi edhe Alex Sandro.
 
Juvja mposht 3-0 Krotonen dhe merr tre pikët që matematikisht i japin titullin kampion.

Pas Kupës së Italisë Juventusi fiton edhe titullin kampion duke siguruar trofeun e dytë sezonal në pritje të finales së madhe të Champions League ndaj Real Madrid në 3 qershor.
 
Në fund shpërthen festa me Kupën e kampionit në Juventus Stadium. Në javën e 37-të të Serisë A ka fituar edhe Milani 3- 0 ndaj Bolonjës.

Juventus

Juventus
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi