Te Juventus janë të sigurt se do të jenë në gjendje të mbyllin marrëveshjen në një kohë të shkurtër dhe shpresa e Mottas mbetet që të mund të ketë Koopmeiners me vete për ndeshjen e parë të kampionatit, të paktën formalisht.
Mediet në Itali e bëjnë fakt të kryer kalimin e Teun Koopmeiners nga Bergamo në Torino, me Juven që do shpenzojë një shumë të konsiderueshme, plot 55 milionë euro për të bërë të vetin fantazistin e Atalantës.
Lojtari ua ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron largimin dhe për këtë ai është jashtë listës së Gasperinit, me Atalantën që do përballet sot në 21:00 me Real Madridin në finalen e Superkupës së Evropës në Varshavë.
Kalimi i Koopmeiners te "Zonja e Vjetër" është çështje orësh, me palët që kanë shprehur vullnetin e duhur për këtë lëvizje dhe me Mottën që do i besojë çelësat e mesfushës 26-vjeçarit të kombëtares së Holandës.