Juve rikthehet me polemika në krye të Seria A, Real nuk përfiton plotësisht nga humbja e Barcelonës

Juve rikthehet me polemika në krye të Seria A, Real nuk përfiton plotësisht nga humbja e Barcelonës

Inter ka shijuar vetëm pak orë kreun e kampionatit në javën e 11 të Seria A pasi Juventus ka fituar minimalisht 0-1 derbin kundër Torinon. Takimi mes dy skuadrave të një qyteti u ndez në minutën e 11 kur Matis de Ligt preku topin me dorë brenda zonës, por për arbitrin gjithçka ishte e pastër, madje e pa të arsyeshme edhe mos përdorimin e VAR. Një episod që ka shkaktuar shumë polemika dhe që kushtëzoi ndeshjen, e cila u zgjidh vetëm në minutën e 70, me protagonist sërish mbrojtësin holandez de Ligt.

Gjithsesi kaq ishte e mjaftueshme për të marrë fitoren dhe për t’u rikthyer në krye të kampionatit me 29 pikë, 1 më shumë se Interi i vendit të dytë që më herët mposhti Bologna-n me përmbysje 1-2. Të dy golat për zikaltërit u shënuan nga Romelu Lukaku.

Ndërkohë në Spanjë pas humbjes së Barcelonës u regjistrua një tjetrër surprizë. Real Madrid barazoi pa gola në Bernabeu kundër Betis duke humbur mundësinë për t’u shkëptur i vetëm në krye të klasifikimit. Më shumë se barazimi 1-1 nuk ka shkuar as skuadra tjetër e Madridit, Atletico, e cila është në ndalur në transfertë kundër Sevillia-s. Pas 12 javësh skuadra e Simeone-s renditet në vendin e tretë me 21 pikë, 1 më shumë se Barcelona e vendit të parë dhe Reali i Madridit të vendit të dyte, por me ndryshimin se si Barcelona ashtu edhe Reali kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar, pikërisht përballjen ‘El Clasico’.

Në Premier League vijon ecuria pozitive e Chelsea-s që kundër Watford këtë javë ka marrë fitoren e pestë radhazi. Blutë e Londrës kanë triumfuar në transfertë 1-2 falë golave të Abraham dhe Pulisic.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Në 1995 e quajti spiun i sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtor i Ramiz Alisë' -  Berisha para dhe pas vdekjes së Azemit

Në 1995 e quajti spiun i sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtor i Ramiz Alisë' - Berisha para dhe pas vdekjes së Azemit