Juventus ka marrë një fitore të vyer me shifrat 2-0 në Siçili ndaj Palermos, duke u rikthyer në majën e renditjes së serisë A, dhe duke lënë Milanin në vendin e dytë. Tashmë mes dy pretendentëve ka vetëm një pikë diferencë kur duhen dhe 7 javë nga fundi i kampionatit dhe Zonja e Vjetër ka avantazhin e përplasjes direkte ndaj kuqezinjve. Ndeshja e luajtur në “Renzo La Barbera” u vendos nga një dopietë e sulmuesit napoletan Fabio Qualiarella. Bardhezinjtë vuajtën për avantazhin, por më pas administruan rezultatin deri në fund.
Një ndalesë e hidhur është verifikuar për Milanin që humbi 1-2 në shtëpi ndaj Fiorentinës. Ndeshja në San Siro u zhbllokua nga një penallti e ktyer në gol nga Ibrahimoviç, malazezi Jovetic barazoi rezultatin ndërsa një goditje e brazilianit Amauri i dha fitoren Fiorentinës. Ra në sy edhe rikthimi i Cassanos pas 28 ndeshjes mungesë radazi.
Cagliari ka arritur që në Trieste, para 10 mijë tifozëve të Interit të marrë një barazim 2-2 që ua vështirëson punët zikaltërve në luftë për një vend në garat evropiane. Gjithçka në këtë takim u zhvillua në shpejtësi dhe Interi tregoi karakter përkundër barazimit, duke u kthyer dy herë nga disavantazhi. Davide Astori kaloi në epërsi Cagliarin pas një harkimi nga këndi por gëzimi i Cagliarit zgjati vetëm një minutë, pasi Diego Milito me kthim firmosi barazimin.
Në pjesën e dytë Mauricio Pinilla shënoi me kokë duke kaluar ishullorët në avantaz por dy minuta pas golit përjashtohet pikërisht Pinilla dhe Cambiasso barazoi rezultatin në minutën e 64 për 2-2, që mbeti dhe epilogu përfundimtar i takimit.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com