Shumë shpejt në radhët e kampionëve të Italisë dhe njëherësh nënkampionëve të Europës mund të jetë një lojtar me orgjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Rei Manaj, i cili është vendosur në radarin e drejtuesve të Juventusit dhe këtë verë mund të mbyllet kalimi te bardhezinjtë.

Lajmi bëhet i ditur nga eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio. Me 23 ndeshje zyrtare dhe 2 gola të shënuar Manaj ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve. Lojtari është pjesë e ekipit të Cremonenses në Lega Pro. Rei Manaj është pjesë e kombëtares Shpresa të Shqipërisë.

d.b/shqiptarja.com