Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit të Italisë ka dënuar dy trajnerët e ekipeve kryesuese, Juventusit dhe Romës për sjelle të gabuar në ndeshjet e javës së kaluar.

Kështu trajneri i Romës, Rudi Garcia është dënuar me dy ndeshje pezullim, pasi në ndeshjen me Genoan tentoi që të godasë një zyrtar të takimit, të cilën verdhekuqtë e fituan 0-1 mes shumë polemikave. 

Garcia nuk do ta drejtoj ekipin në ndeshjen ndaj Milainit, e cila luhet me 20 dhjetor, dhe Udineses që me 6 janar të vitit 2015.

Trajneri i Juventusit, Allegri është dënuar me një ndeshje pasi ka fyer gjyqtarin e katërt gjatë ndeshjes ndaj Sampdorias, duke qenë i detyruar ta shikojë ndeshjen nga tribuna.



d.b/shqiptarja.com