Juventus-Barcelona, Dybala: Mos 
më krahasoni me Messi-n

Juventus-Barcelona, Dybala: Mos <br />më krahasoni me Messi-n
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, pas shkëlqimit të tij në Serinë A me fanellën e bardhezinjve është krahasuar shpesh dhe me homologun e tij argjentinas Lionel Messin.
 
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjollë “Marca”, Dybala tha se nuk i pëlqejnë këto krahasime me Lionel Messin.
 
“E admiroj Lionel Messin, sepse ka fituar disa Champiosnn ndërsa unë ende ëndërroj për të parin. I kuptoj krahasimet që më bëhen me të, por unë nuk dua të jem Messi i ri apo Messi i ardhshëm. Si Messi apo Maradona nuk mund të ketë të tjerë, ai nuk më është shprehur kurrë se jam trashëgimtari i tij. Ai nuk flet shumë dhe ne nuk është se kemi patur marrëdhënie shumë të ngushta.”
 
Ndërkohë, i pyetur për të ardhmen e tij e cila është lidhur me një transferim të tij tek Reali ose Barcelona, Dybala u shpreh.
 
“Nuk e di, mund të ndodhin shumë gjëra. Ndihem mirë në një ambient ku të gjithë më duan. Duhet të rritëm më shumë për të luajtur me Barcën apo Realin, kampionët e mëdhenj janë të tjerë. Nuk mjaftojnë vetëm fjalët që të ndihem futbollist i madh”, u shpreh Dybala.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)