Fiorentina ka rezultuar një ‘kockë e fortë’ për Juventusin pasi ‘vjollcët’ i kanë shkaktuar hapin e parë fals kampionëve të Italisë në sezonin e ri të ‘Seria A’.
Në Artmemio Franki skuadra e drejtuar nga Montella tregoi karakter duke qenë më superior, madje iu afrua edhe golit, por pasaktësia e sulmuesve i hoqi dy pikë nga duart, pasi 90 minutat e mbyllën me shifrat 0-0.
Nga ana tjetër Juventusi i cili sot kishte për herë të parë Sarri-n në stol bëri një paraqitje poshtë pritshmërive, ç’ka solli edhe ndalesën e parë për këtë sezon.
Komento